Eko Higjiena

Kurti: Radoiçiq vazhdon të strehohet nga presidenti i Serbisë, duhet të gjykohet në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë vazhdojnë të qëndrojnë në Serbi dhe duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Në akademinë përkujtimore në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Kurti tha se Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit, sipas tij, po strehohen dhe mbrohen nga presidenti i Serbisë.

“Tre vite nga sulmi i Banjskës, Millan Radoiçiq dhe pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist paramilitar, vazhdojnë të strehohen nga presidenti i Serbisë, teksa i ofron mbrojtje dhe shërbime. Ata duhet të përballen me drejtësinë në Kosovë dhe të gjykohen për sulmin me përmasa ushtarake të organizuar ndaj shtetit tonë dhe vrasjen e Afrim Bunjakut. Ne nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi”, deklaroi Kurti.

Kryeministri e identifikoi Radoiçiqin si udhëheqës të grupit që kreu sulmin në Banjskë, ndërsa pretendoi se grupi ishte mbështetur, financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë.

FIDANISHTJA

“Sulmi paramilitar i 24 shtatorit në Banjskë tri vite më parë, u bë nga një grup terroristësh të mbështetur e financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë, udhëhequr nga Millan Radoiçiq”, tha Kurti.

Ai shtoi se pjesëtarët e grupit ishin të veshur me uniforma taktike ushtarake dhe të pajisur me armatim, që sipas tij, vinte nga Ushtria dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.

Gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti. Radoiçiq më pas mori përgjegjësinë për organizimin e grupit që mori pjesë në ngjarjet në Banjskë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.