Eko Higjiena

Pse Amerika iu bashkua Evropës që t`i bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?-Flet publicistja Keida Kostreci

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Publicistja dhe gazetarja Keida Kostreci diskutoi mbi zhvillimet e fundit lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së dhe rrethanat e ngritjes së saj.

Duke u ndalur te analiza e ekspertëve amerikanë, Kostreci zbardhi prapaskenat gjeopolitike se pse Uashingtoni iu bashkua Evropës për t’i bërë presion Prishtinës, duke e lidhur këtë vendim me kontekstin diplomatik të administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Sipas Kostecit, ideja kryesore lidhej me interesat madhore gjeopolitike të SHBA-së në atë periudhë, veçanërisht me arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, ku Uashingtonit i nevojitej mbështetja e Fuqive të Mëdha.

“Thor Williams ishte një nga dëshmitarët e mbrojtjes gjatë procesit të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Thaçi dhe përveç kësaj ai vazhdimisht ka dëshmuar këtu në kongresin amerikan duke ngritur kambanën e alarmit për barazinë morale mes viktimës dhe atyre që kanë shkaktuar luftën.

Stein Ban duke qenë se ka qenë një këshilltar i afërt i ish-kongresmenit Eliot Engle gjithmonë ndjek një linjë të përvojës së kongresit të trupave legjislative dhe përveç faktit që ai e ka bërë shumë të qartë dhe më herët dhe në intervistë që premisa e ngritjes së gjykatës ishte e gabuar. Mandati ishte i gabuar sepse u ngrit për diçka tjetër dhe pastaj u zhvendos në diçka tjetër, atëherë ai duke pasur parasysh përvojën e tij mendon që mund të ketë një rol për të luajtur Kuvendi i Kosovës për shembull që ta shqyrtojë punën e kësaj gjykate dhe çdo element të kësaj gjykate.

Eco Higjiena

Christopher Hill: E kuptoj mllefin dhe zemërimin e qytetarëve në Kosovë pas vendimit të Speciales

Kjo është diçka pak më teknike por është një ide e hedhur prej tij. Ajo që më bëri më shumë përshtypje dhe që zoti Stemba solli duke pasur parasysh përvojën e tij 30 vjeçar si shef i stafit i zotit Engle është se ai jep një perspektivë se çfarë ndodhi 12 13 vjet më përpara.

Pse Amerika ju bashkua Evropës, Washingtoni ju bashkua Evropës që t’i bënte presion Kosovës për ta ngritur një gjykatë të tillë dhe ai tregon, na kujton që është mirë të mos harrojmë kontekstin gjeopolitik që në atë kohë Shtetet e Bashkuara.

Aadministrata e ish-presidentit Obama po përpiqej që të arrinte një marrëveshje për Iranin me atë formulën P5+1 dhe në kushte të tilla duket se zoti Obama donte kaq shumë të arrinte këtë marrëveshje dhe nuk donte që, si të thuash, donte të kishte bashkëpunimin e Evropës dhe të Rusisë për këtë çështje. Për këtë arsye mund të ketë bërë presion, por nga ana tjetër siç thotë zoti Obama është një konstitucionalist vetë dhe mund ta ketë menduar në atë moment që s’ka asnjë gjë të gabuar që të ngrihet një gjykatë që të merret me krimet.

Po kjo gjykatë nuk u morë me krimet e të dyja palëve, u morë vetëm me krimet, u morë vetëm me zotin Thaçin, me ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së. Kështu që për zotin Stein Baum nga ai si ekspert ai tha se në të menduarin e tij zoti Obama dhe administrata e tij gabuan në atë rast dhe pastaj rrodhën ato që rrodhën”, u shpreh ajo./Euronews Albania

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.