United Hospital

Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kuvendi i Kosovës është “plotësisht i konstituuar” dhe tha se pret që sa më parë të ketë qeveri me mandat të plotë.

Ajo tha se tanimë me mandatimin e Albin Kurtit për krijimin e qeverisë së re tashmë topi është te partitë politike për koalicione.

“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit, ajo çështje është varur kryekëput nga vullneti i partive politike dhe deputetëve të Kuvendit, por më në fund edhe ai proces u përmbyll. Kemi Kuvend plotësisht të konstituuar”.

HW

Osmani tha se pas kësaj menjëherë ka mandatuar Albin Kurtin, si i nominuar nga partia e parë e dalë nga zgjedhjet e shkurtit si kandidat për kryeministër.

“Nga data që është nominuar ka kohë 15 ditë. Negociatat për koalicione bëhen mes partive politike. Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë që të shtyjë përpara çështjet në interes të vendit”./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.