Hidromorava

Isa Mustafa: Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021, ia bënë sherrin më të madh Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e mbytjes së balancave politike.

Sipas tij, dëmtimi që iu bë LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021 ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.

“Ata që e dëmtuan LDK-në në vitin 2021 ia bënë sherrin më të madh Kosovës,” është shprehur Mustafa në një prononcim për IndeksOnline

Ai ka theksuar se konfigurimi aktual i forcave politike ka krijuar një situatë ku partia në pushtet mund të kandidojë formalisht dy emra për president, ndërsa opozita, sipas tij, nuk arrin të sigurojë votat as për një kandidat të vetëm.

KKVITI

“E sollën situatën që partia në pushtet formalisht mund të kandidoj dy kandidatë për president, ndërkaq partitë opozitare s’mund të bëjnë vota as për një. Këtu nuk duhet fajësuar Vetëvendosjen por ata që i ia krijuan fuqinë, me të cilën , të cilën e kanë problem ta menaxhojnë. Zgjedhja e presidentit apo presidentes varet nga partia e parë”, ka theksuar ai.

Mustafa ka shtuar se përgjegjësia nuk duhet t’i faturohet vetëm LVV, por edhe atyre që, sipas tij, i krijuan asaj fuqinë aktuale, të cilën tashmë e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Në fund, ai paralajmëroi se zgjedhja e presidentit apo presidentes mbetet në dorë të partisë së parë dhe se, në varësi të kalkulimeve politike, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Sipas Mustafës, me raportet aktuale ndërmjet forcave politike, rrezikohet vetë balanca demokratike e vendit.

“Po të kenë vullnet e zgjedhin, nëse llogarisin se mund ta shkatërrojnë edhe më shumë opozitën, shkojnë në zgjedhje.”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.