Uje Dea

Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë keni institucione

Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë keni institucione

Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten pa fonde nga Plani i Rritjes, bëri me dije sot Komisionerja për Zgjerim e BE’së, Marta Kos, në samitin që po mbahet në Tiranë.

Ndërkohë, BE ndau miliona të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut që kanë përmbushur reformat e kërkuara për të marrë këto fonde.

Në këtë tryezë ku janë mbledhur Kos e liderët rajonalë, ajo iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, me njoftimin së në fillim të dhjetorit do të vijë në Kosovë.

Fundamenti

“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu mundësi e re për të pasë një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE’së. Kjo është një mundësi për të arritur reforma dhe për të marrë më shumë fonde dhe me shumë kënaqësi në fillim të dhjetorit do të vij në Kosovë për të folur se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe se si mund ta zgjerojmë atë meqë tashmë ju i keni të gjitha institucionet e formuara”, tha Kos.

Në fjalimin e saj hapës, Kos dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Ndërkohë, Kos i tha zëvendëskryetarit të Kuvendit të Serbisë, i cili po përfaqëson shtetin e tij në këtë samit, se qeveria e kaluar përkundër që është dakorduar për reformat, nuk i ka përmbushur ato./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.