Fidanishtja

Isa Mustafa: Askush nuk mund ta marrë rolin e hetuesve dhe prokurorëve për vrasjet e pasluftës

Isa Mustafa: Askush nuk mund ta marrë rolin e hetuesve dhe prokurorëve për vrasjet e pasluftës

Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Lidhur me këtë çështje për Indeksonline në një prononcim ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas Mustafës padyshim që vrasjet duhet të zbardhen dhe drejtësia të triumfojë.

‘’Debati për këto tema, me përmbajtjen dhe intensitetin që ka marrë, mendoj se nuk i shërben kësaj çështjeje. Pa dyshim se ka nevojë që vrasjet të zbardhen dhe domosdishmërisht të triumfojë drejtësia’’, ka thënë fillimisht Mustafa për Indeksonline.

United Hospital

Më tutje ai thotë se rolin e hetuesve, prokurorëve, gjykatësve e avokatëve, nuk mund ta marrin disa drejtues të mediave, politikanë e intrigantë.

‘’Debati për këto tema, me përmbajtjen dhe intensitetin që ka marrë, mendoj se nuk i shërben kësaj çështjeje. Pa dyshim se ka nevojë që vrasjet të zbardhen dhe domosdishmërisht të triumfojë drejtësia, por rolin e hetuesve, prokurorëve, gjykatësve e avokatëve, nuk mund ta marrin disa drejtues të mediave, politikanë e intrigantë.Të tillët veç sa e helmojnë opinionin.’’, shprehet Mustafa për Indeksonline.

Thekosojmë se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, duke për çështjen e vrasjeve të pazbardhura politike në Kosovë, është shprehur për këto raste ekzistojnë dokumente, dosje dhe dëshmi të personave që kanë dhënë deklarata.

Duke iu referuar vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa, Haliti ka thënë se është më mirë që këto çështje të trajtohen në mënyrë institucionale dhe të mos vazhdojnë diskutimet e pakonfirmuara mes njerëzve.

Në këtë kontekst, Haliti ka përmendur edhe deputetin e LDK-së, Besian Mustafa, djalin e Xhemajl Mustafës, duke thënë se ai mund të ketë informacione lidhur me vrasjen e babait të tij ose mund të kërkojë ndihmë për zbardhjen e rastit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.