Hidromorava

25 vjet nga Beteja e Zhegocit, ata që lirinë e deshën më shumë se jetën

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Nga Sabri Beqiri – Saqi i skuqur i robërisë po përvëlonte token e Kosovës. Djemtë e Malësisë së Zhegocit, si kudo në Boten shqiptare, i thanë Ndal robërisë. Vatrat shekullore qenë bërë shkrumb e hi ndërsa malet e Zhegocit u bën strehë e shtëpi. Te Hanet e Zhegocit dikur ndaheshin e kryqëzoheshin dy rrugë. Ato janë shtigjet që simbolizonin e lidhnin nyje jetën në Anamoravë e rrafsh të Kosovës. Këto rrugë dhe jetën në këto visore, tash, pas një çerek shekulli, i lidh edhe më fort e më shumë një Lapidar. Është monumenti i dëshmoreve të kombit. Udhëtarët, që u bie të kalojnë nëpër këto tërthore kanë mund të shohin kurora lulesh të njoma përreth platesë së mermertë.

Në katundet e Malësisë së Zhegocit, ata që i njohin këto vise, kujtojnë se si në pranverë-verën e vitit 1999 jeta ishte gozhduar me hekur e zjarr nga makineria okupuese serbe.

Nga majat e bjeshkëve tw Zhegocit edhe sot te verbojnë sytë nga shtëpitë gërmadha. Shtëpitë e strukura, për ata që e dinë dhe kuptojnë gjuhën e gurit e drurit, sikur i numërojnë ngeshëm stinët e lirisë. Nga bjeshkët e Malësisë së Zhegocit, Vërbicës, Sllakocit, Kishëfushes, Plitkovicit, Bresalcit, Honrocit e përtej në Gollak e Karadak shigjetohen fusha e male me frymën e Lirisë.

Nw vitin 1999 në Malësinë e Zhegocit jeta ishte bërë plumb e rëndë. Malet qene bërë strehë e fole trimërie e bujarie për Ushtrinë Çlirimtare të Zonës së Karadakut. Në token e bukës se Xhemajl Hamitit tash preket nga afër një pasuri tjetër që emrin e ka Sheshi i Lirisë.

Në Lapidarin e dëshmoreve janë gravuar emrat: Pajazit Ahmeti, Hanumshahe ABDULLAHU-Zymberi, Tefik Zymberi, Alban Ajeti, Enver Miftari, Bajram Gashi, Ibrahim Pacolli, Nijazi Osmani, Sahit Baftiu, të rënëve Kastriot Baftiu (14 vjeç).

Ai ra dëshmor bashkë me babain profesor Sahitin dhe axhen e tij Shahin Baftiu. Te Hanet e Zhegocit kishin rënë në altarin e lirisë edhe bashkëshortët e jetës dhe idealit Hanumshahe Abdullahu- Zymberi dhe Tefik Zymberi,që të dy profesorë të gjuhës shqipe.

Ata që nxënësve ua kishin mësuar udhëtimin e shkronjave shqipe e kishin kuptuar dhe trashëguar nga te moçmit se liria nuk falet. Ajo fitohet, qoftë edhe me çmimin e jetës. Ne nyjat dhe ecjet e kohës, për të lidhur e ngjizur jetën buzë vdekjes, karavanet e shtegtarëve ë bukë e kripë, ia mësynin Malësisë së Zhegocit Ata vinin nga të gjitha viset e Kosovës. Këtu ishte një rrugë si një urë që lidhte si në nyjë të gjitha trevat e Anamoravës.

Si në kohët e muhaxherisë në drejtime që terri e drita ngjiteshin gjithandej deri te Molla e kuqe. Kështu ka qenë që kur mbahet në mend me fjalë e këngë.
Ne prillin e vitit 1999 ndërkaq kish rëne qielli dy pëllëmbë mbi tokë. Saqi i skuqur i robërisë po lëshohej për ditë e më shumë pranë e rreth gjendjes të etur për liri. Qëllimi i shkelësit – të zhduket nga faqja e dheut gjithçka shqiptare. Por djemtë e Malësisë së Zhegocit kishin pritur çastin.

Uji Dea

Dhe i kishin thënë zëshëm ndal robërisë. Në luftën e pabarabarte dhe te diktuar forcërisht Pajazit Ahmeti dhe Alban Ajeti kishin rënë të parët në fushën e Betejës. Martirizimi i tyre kishte trimëruar pleq e te rinj. Toka e ujitur me gjakun e tyre për liri nisi të ripërtërihet. Mbasi vatrat shekullore qenë bëre shkrumb e hi Malet e zhegocit u bën strehë e shtëpi për djem e burra që gjakonin lirinë.

Ofensiva e armikut me mbi 20 mijë efektivë, me zjarr e hekur, të ardhur nga Serbi, Rusi e Shumadi, si kulshedra e lubi, ishin ndalur te hutuar nga goditja e rrufeshme e djemve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe flaka e zjarrit të lirisë kish nisur bash në zemër të Malësisë së Zhegocit. Dasma e madhe e lirisë pastaj kish vazhduar. Ecja e të gjallëve në teh të thikës. Armiku hidhte zjarr e hekur nga te gjitha anët.

Në hakmarrje pse mbrohej qenia e liria shqiptare, armiku kish shkreteruar gjithçka që shihej me sy e prekej me dorë. Katundet e Malësisë së Zhegocit dhe rrethinës: Zhegoci Vërbica, Kishefusha, Sllakoci, Plitkoviqi, Honroci, Bresalci, Poneshi, Sllovia ishin mbuluar e rrafshuar me tym, zjarr, flake e hi.

Njerëz e shtëpi qenë mbeshtjellur e veshur në të zi. Gërmadha e pragje shtëpish ishin larë e vaditur me gjak e lot. Edhe sot, 25 vjet mbas Betejes se Zhegocit, vajet e mallkimet nuk pushojnë në këto anë. Për dallim nga prilli i 1999-tes tash te Hanet e Zhegocit dhembja e madhe matet me kandarin e krenarisë. Kush ka besuar se po vdisnin ata burra për të mos vdekur kurrë?!… Lapidari me kurora lulesh rrezaton frymë lirie dhe besnikërie për sot e nesër dhe përjetësisht.

Një histori dhe dëshmi në mendjen e zemrat e atyre që u rriten e u kaliten me bukën e ujët e Malësisë së Zhegocit. Emrat e dëshmorëve me shkronja të artëzuara lexohen nga larg. Sot, ne te gjallët, mos te na i pi sorra mendtë e të përrallisemi si erdhi, si u bë 12 qershori 1999?

Shpirti, mendja e gjaku i dëshmorëve, nuk shkoi humbës. Ata lirinë e deshën më shumë se jetën. 22 luftëtarët dhe 25 martirët e Betejës së Zhegocit përjetësisht të gravuar në kujtesën dhe mbamë ndjen për liri e drejtësi, për Atdhe e fe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.