Hidromorava

Rashiti: Gjilani po katandiset nga qeverisja e dështuar e VV-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Fundi i qeverisjes së VV-së në Gjilan përmes llogaridhënies ligjore dhe qytetare do të jetë i shumë i rëndë për ta. Ndërsa fundi VV-së do të jetë shpresë dhe fillim i ri për qytetarin e Gjilanit. PDK do e bëjë të pamundurën për të qenë adresa e të gjithë atyre që e duan vërtetë qytetin e Gjilanit dhe pjesën e Anamoravës thotë Riad Rashiti nga PDK.

Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan thotë se kanë qenë të pritura dështimet e një kryetari amator politik, të cilit i ka munguar vizioni për qytetin e Gjilanit, i ka munguar përgatitja për të udhëheqë me institucionet e komunës, ai nuk ka arritë të krijojë një ekip profesional për të drejtuar së paku disa nga sektorët më të rëndësishëm që janë thelbësor për një zhvillim ekonomik dhe shoqëror.

Eco Higjiena

“Alban Hyseni nuk ka aspak vullnet dhe energji për punë dhe realizim të projekteve konkrete. Ai nuk ka aspak dashni për Gjilanin edhe pse shihet plotësisht i dashuruar në veten e tij dhe në krijimtarinë e rrethit të tij të ngushtë. Të vetmen gjë që po e bënë ai si kryetar komune dhe ekipa e tij, është krijimtaria e imazheve të shumta përmes programeve të animacioneve, duke krijuar foto dhe video mashtrime për kinse projekte të reja investive, ndërsa e ka të pamundur ta mirëmbajë infrastrukturën ekzistuese. Gjendja është alarmante në sektorin e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe të shërbimeve publike. Ndërsa kaos të vërtet kryetari i komunës ka krijuar me buxhetin e komunës së Gjilanit” tha Rashiti për rajonipress.

“PDK ka aq shumë argumente të cilat së shpejti do të shpalosen një nga një, të gjitha dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan, abuzimet dhe keqpërdorimet e jashtëzakonshme financiare që janë bërë gjatë vitit të kaluar, shkeljet ligjore dhe procedurale, nepotizmin në punësime dhe për përfituesit e subvencioneve, që janë bërë drejtpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës, asambleistë dhe zyrtarë tjerë të VV-së në Gjilan.
Fundi i qeverisjes së VV-së në Gjilan përmes llogaridhënies ligjore dhe qytetare do të jetë i shumë i rëndë për ta. Ndërsa fundi VV-së do të jetë shpresë dhe fillim i ri për qytetarin e Gjilanit. PDK do e bëjë të pamundurën për të qenë adresa e të gjithë atyre që e duan vërtetë qytetin e Gjilanit dhe pjesën e Anamoravës” shtoi në fund Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.