FITORJA

Si u keqpërdorën dhjetëra mijëra euro të buxhetit komunal 2023, për subvencionimin e bizneseve të familjarëve të VV-së në Gjilan?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Alban Hyseni po e zhvatë buxhetin e komunës duke subvencionuar bizneset e familjarëve të asambleistëve dhe zyrtarëve tjerë të VV-së në Gjilan. Kjo është qeverisja e “ndershme, racionale dhe për të mirën publike” që po e propagandon ky kryetar komune ka shkruar Riad Rashiti nga PDK.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në Gjilan, me propozimin e PDK-së Kuvendi Komunal në vitin 2023 miratoi ndarjen buxhetore prej 135 mijë euro për subvencionimin e bizneseve me pronare gra dhe për START UP bizneset për të rinjët e Gjilanit. Por asambleistët e VV-së e kishin pas votuar propozimin tonë, me qëllim të përfitimeve familjare e shoqërore.

Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni formoi komisionin partiak të VV-së për ndarjen e subvencioneve, nënshkroi propozimet e komisionit për përfituesit të cilët janë në konflikt të interesit, si dhe ndau subvencione për të afërmit e VV-së.

Bizneset e familjarëve të asambleistëve të VV-së; V.B, A.M, A.U janë përfitues të subvencioneve të komunës, poashtu përfitues janë edhe bizneset e familjarëve të zyrtarëve tjerë komunal të VV-së që ishin anëtarë të komisionit E.R, D.K.M dhe A.H.

Të gjithë këta kanë bërë veprime të konfliktit të interesit duke keqpërdorur pozitat e tyre si anëtarë të komisionit, ata ju kanë dhënë subvencione grave të tyre dhe familjarëve tjerë të tyre, duke përfituar dhjetëra mijëra euro nga buxheti i komunës së Gjilanit.

UBT

Kryetari i komunës Alban Hyseni duke ditur dallaveret e komisionit dhe keqpërdorimet e organizuara nga vet ai, në faqen e komunës kur ka bërë shpalljen e bizneseve përfituese, ka publikuar listën vetëm me numrin e protokollit, duke fshehur të dhënat dhe emrin e bizneseve përfituese dhe shumat e mjeteve financiare që u janë ndarë nga buxheti i komunës. Kjo tregon që përveç jo transparencës, kryetari i komunës ka tentuar të fshehë keqpërdorimet e tij dhe të komisionit që e ka formuar për këtë qëllim.

Përveç tjerash ka edhe shkelje tjera ligjore që janë bërë në këtë proces. Dhjetë biznese përfituese të subvencioneve janë regjistruar në ARBK pas përzgjedhjes dhe afatit-ditës së publikuar për nënshkrimin e kontratave për subvencionim me komunën e Gjilanit.

Disa prej bizneseve përfituese, janë nga disa herë brenda vitit përfituese të subvencioneve nga komuna e Gjilanit, gjë që është e papranueshme përderisa aplikues të shumtë nuk kanë rritur të jenë njëherë të vetme përfitues të subvencioneve.

Katër biznese përfituese, kanë adresën e njëjtë të biznesit dhe që janë qiraxhinj të një zyrtari të VV-së në Gjilan. Fatkeqësisht ka edhe shumë keqpërdorime tjera të cilat nuk kanë të ndalur nga zyrtarët e VV-së.
Për më shumë detaje, do të duhej të interesohej dhe veprojë sistemi i drejtësisë, për të hulumtuar dhe vërtetuar këto dyshime të faktuara në këtë proces, njësoj sikur edhe në secilin proces ku ka të bëjë me paratë e buxhetit të komunës.

Kryetari i komunës Alban Hyseni është udhërrëfyesi për secilin keqpërdorim dhe shkelje ligjore që po bëhet në qeverisjen e VV-së në Gjilan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.