Hidromorava

1760 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 19.07.2024 – 15.07.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë (1760) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dyzet e pesë (45) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës,
• Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni njëzet e tetë (28) prej tyre.

Eco Higjiena

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /rajonipress/