“Vatra” dhe Partia Balli Kombëtar Demokrat nënshkruajnë Marrëveshje Koalicioni

Gjilan – Lëvizja “Vatra” ka filluar një bashkëpunim të veçantë me Partinë Balli Kombëtar Demokrat, duke nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për të bashkërenduar përpjekjet tona në procesin e garimit për zgjedhjet të ardhshme.
Njoftimi nga Vatra:
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dy kryetarët e subjekteve, Kushtrim Kadriu dhe Nikollë Perkaj.
Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Balli Kombëtar dhe Lëvizja Vatra do të garojnë së bashku në komunat ku këto dy parti kanë struktura, me qëllim forcimin e përfaqësimit dhe zhvillimin e komunave përkatëse. Ne do të jemi së bashku në qytetet e Gjilanit, Fushë-Kosovës dhe Prishtinë, dhe do të punojmë për të sjellë ndryshime pozitive dhe zhvillim për qytetarët tanë.
Jemi të nderuar të njoftojmë gjithashtu se ish-deputetja e njohur, Drita Maliqi, një nga nënshkrueset e aktit të Pavarësisë, e cila do të jetë pjesë e ekipit tonë si përfaqësuese e Ballit Kombëtar Demokratik.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë dhe promovimit të vlerave të drejtësisë, lirisë dhe zhvillimit për të gjithë qytetarët. Jemi të vendosur të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.
Në ditët në vijim, do të prezantojmë dhe marrëveshje të tjera me grupe qytetare dhe subjekte politike, duke u angazhuar për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe progresiv të shoqërisë sonë.