UBT

Rashiti: USAID dhe banorët e tri fshatrave Bresalc, Zhegër e Miresh u gënjyen nga Alban Hyseni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit e kanë humbur besimin në këtë kryetar komune i cili i ka ditët e numëruara në qeverisjen komunale, sepse është i paaftë dhe i papunë për me krye projekte të rëndësishme për Gjilanin ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Përmes USAID-it amerikan në vitin 2023 komuna e Gjilanit ishte zgjedhur për të realizuar kontratën sociale, si pilot projekt për avancimin e planifikimit të buxhetit bashkë me banorët e këtyre tri fshatrave, për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Uji Dea

Me ndihmën e USAID-it, u organizuan trajnime, dëgjime publike me banorët e këtyre fshatrave, u mbajtë proces i votimit për përzgjedhjen e projekteve për investime, pastaj këto projekte u planifikuan në buxhetin e vitit 2024 dhe krejt në fund komuna e Gjilanit dështoi t’i realizojë të gjitha këto projekte.
E ato projekte ishin:

  1. Në Bresalc dështoi ndërtimi i fushës sportit dhe këndi i lojërave për fëmijë, në vlerë prej 60,000.00 euro
  2. Në Zhegër dështoi ndërtimi i terenit sportiv në shkollën fillore Agim Ramadani, në vlerë prej 60,000.00 euro
  3. Në Miresh dështoi rregullimi i fushës me bari sintetik në shkollën fillore Nazim Hikmet, në vlerë prej 20,000.00 euro.
    Ky buxhet nuk u shfrytëzua për projektet e lartëcekura, por i shpenzoi për tjera projekte që janë të paraqitur edhe në raportin financiar për vitin 2024.
    Ky kryetar komune nuk ka fije turpi, mashtron dhe gënjen kurrë pa u ndalë dhe gjithçka i duket normale.

Qytetarët e Gjilanit e kanë humbur besimin në këtë kryetar komune i cili i ka ditët e numëruara në qeverisjen komunale, sepse është i paaftë dhe i papunë për me kry projekte të rëndësishme për Gjilanin./rajonipress/