UBT

Lekaj i prerë: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe po të na jap kryeministrin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do ta ndihmojmë Albin Kurtin, në krijimin e Qeverisë.

Këtë deklaratë Lekaj e dha në Klan Kosova.

Mobi Casa

“Kemi pasur qëndrimin e njëjtë dhe nuk do të ndryshojmë edhe sikur të na ofrojë postin e kryeministrit”, deklaroi ai.

Top temë politike e së hënës ishte letra e dërguar në adresë të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e fton në takim për t’u konsultuar rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re.