Uji Dea

PDK: Çka pret ma mirë kur një artiste e VV-së menaxhon me buxhetin e komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njëra nga 82 të punësuarit e jashtëligjshëm përmes kontratave mbi vepër, znj. N.M. me profesion artiste (e shkruar “Baxhelar” fjalë e asnjë gjuhe, e lëre më shqipe) është e angazhuar si zyrtare financiare në njërën nga drejtoritë e komunës së Gjilanit. Kjo zyrtare merret me planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit vjetor, prej rreth një milion euro thuhet në reagimne e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Për dy vite 2023/2024 kryetari i Gjilanit z.Alban Hyseni ka shpenzuar mbi 1.2 milion euro të paplanifikuara fare në buxhet për pagat e militantëve të VV-së që janë punësuar në institucionet komunale, pa përgatitje profesionale, pa asnjë përvojë pune dhe pa kurrfarë kriteri ligjor e procedural.

UBT

Për këto keqpërdorime financiare i tërë sistemi i drejtësisë në Gjilan po heshtë, sepse disa nga ta, vet janë të përfshirë në këto punësime për familjarët e tyre në institucionet komunale.

Por përgjegjësisë dhe llogaridhënies askush nuk mund t’i ikë pafundësisht.