AIP e dënon komunën e Gjilanit për mos transparencë dhe mos respektim të ligjit për qasje në dokumente zyrtar

Gjilan – Agjensioni për Informim dhe Privatësi i ka shqiptuar gjobë kryetarit të komunës së Gjilanit për mosrespektimin e ligjit duke i ikur transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe publikut. PDK disa herë i ka kërkuar qasje komunës së Gjilanit për informata të ndryshme, mirëpo në disa raste ku ka dyshime për keqpërdorime financiare, tenderë të dyshimtë dhe punësime familjare, kryetari i komunës i ikë përgjegjësisë dhe e shkelë ligjin për qasje në dokumente publike.
Lidhur me këtë rast, PDK pret që AIP do ta detyrojë kryetarin e Gjilanit për të na ofruar dokumentet e kërkuara.
Fshehja e dokumenteve zyrtare, mos transparenca dhe ika nga llogaridhënia e kësaj qeverisje komunale, shpreh gjendjen alarmante të krijuar në institucionet komunale thuhet nw reagimin e Riad Rashitit./rajonipress/