Uji Dea

Kamionët famëkeq dëmtojnë rrugën Dobërqan – Stublinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shofer e kompani të pandërgjegjshëm tërë kohën po qarkullojnë të stërmbushur dhe po e dëmtojnë rrugën. Komuna nuk po ndërmerr masa, kurse ne nuk do të lejojmë që këta kamion ta shkatërrojnë rrugën thotë Nuredin Murseli banor i fshatit Dobërqan.

Nuredin Murseli thotë se nëse vazhdohet me këtë tempo rruga Dobërqan – Stublinë do të shkatërrohet brenda muaji.

“I bëjë thirrje komunës së Gjilanit që të ndërmerr urgjentisht masa ndaj kompanisë “Teuta” e cila sot me të madhe po sjell mbeturina e bërllog me tonelata. Ky është një krim që ne nuk do ta tolerojmë” tha Murseli.

Uji Dea

Kurse pronari i kompanisë “Teuta” tha për rajonipress se ai ka të drejtë të shfrytëzojë rrugën e cila është e paraparë edhe për kamion të rëndë.

“Nuk i kuptojë këto ankesa e pengesa të banorëve” tha pronari i kompanisë “Teuta”./rajonipress/