Mobi Casa

Udhëtarët e kombit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Atdhe Geci

Dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë
ajo m´u shfaq si ëndërr e tani e kam tek vetja
unë e ajo u njohëm në një mesditë n´Delvinë
tek po shëtisnim në një fushëz tejet antike!

Quhem tha Argjira, jam nga një fshat afër,
trime, edhe vonesat e vona janë një fillim i
mbarë, një ardhje për shpirtin dhe zemrën
Mua dhe Argjirën na lidh gjaku dhe gjuha, si
dhe e njëjta dashuri për Epirin dhe Morenë.

Argjira, a do të vish sot në Ledhëz, atje do të
kalojmë disa ditë dhe net në Pargë dhe Artë
me Argjirën, përveç dashurisë për Çamërinë
na lidh dashuria për Kosovën dhe për Ilirinë,
për Krahinën e Mollës së Kuqe dhe Shkupin

Uji Dea

Si dhe dashuria për kthimin e emrit në Iliri!
Argjira, mendja lexon shpirtin dhe universin,
s´është shpikje as shpifje, por furi e pasionit
dashuria nuk e paska humb udhën për te unë,
dashuria në moshë të thyer është paksa e
dhimbshme dhe, me përplasje jo aq të buta
dashuria nuk është pemë që thahet e shkelet
ajo ka lundrën e vetë Noen, për gjitha ujërat
dashuria nuk e ka humbur udhën për tek unë
ajo tek unë erdhi me profil dhe me prefiks,
në Delvinë kemi pamje nga Fusha Vërrinës
një pamje krejt tjetër për Shqipërinë antike!…

Dashuria nuk e ka humbur udhën për te unë
ajo është prej lëndës së gjakut dhe shpirtit
Republika e Çamërisë do çlirohej nga greku
ditën kur ia kthejmë atdheut emrin në Iliri!…

Atdhe Geci