FIDANISHTJA

Ndahet nga jeta Beqir Buzuku, krijues e shkrimtar

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ka ndërruar jetë vëllai, babai, xhaxhai e daja ynë Beqir (Shefki) Buzuku. Sot pasdite, me 30 prill 2023, ka ndërruar jetë më i dashuri i familjes sonë Beqir (Shefki) Buzuku thuhet në njoftimin mortor të familjes.

Postimi i plotë i familjes:

Njoftim mortor
Ka ndërruar jetë vëllai, babai, xhaxhai e daja ynë Beqir (Shefki) Buzuku…
Sot pasdite, me 30 prill 2023, ka ndërruar jetë më i dashuri i familjes sonë Beqir (Shefki) Buzuku.
Ai u shua në moshën 75 vjeçare pas një sëmundje që e ligështoi në dy vitet e fundit.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e hënë, me 1 maj 2023, me kohën e drekës (në orën 13:00) në varrezat e qytetit në Gjilan.
Të pamet (ngushëllimet) për të ndjerin mbahen të martën dhe të mërkurën, me 2 dhe 3 maj 2023, në restorant “Luli” në lagjen “Baleci” në Gjilan (në orët 09:00-16:00).
E pikëlluar familja Buzuku

Biografia:

Hidromorava

Beqir Buzuku (1948), shkrimtar shqiptarë.
U lind më 1948 në fshatin Tygjec të komunës së Kamenicës të Republikës së Kosovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kamenicë, ndërsa Shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe, në Gjilan. Ishte anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës.

Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Është larguar nga puna dhunshëm në 1990 pasi kishte shkruar telegramin përkrahës për minatorët e Trepçës, ka qenë i angazhuar nē ShBH “Nëna Terezë” në Gjilan, pjesëmarrës aktiv në protesta tē mbajtura në Gjilan e Prishtinë në vitet 90-99. Ishte qëndrestar i pandalur.

Veprat
Beqir Buzuku – Ka shkruar për fëmijë dhe për të rritur, dhe i ka botuar edhe këto vepra letrare:
Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995,
Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995,
Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996,
Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 1997,
Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001,
Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004,
Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005.
Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.
Atdheu me dy zemra (Poezi për fëmijë dhe të rinj), botoi SH.B. Orfeu, Prishtinë 2014./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.