Fundamenti

Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të vetëm, por kjo mbetet vetëm në suazën e ëndrrave.

Këto komente, Thaci i ka bërë në një intervistë për televizionin “A”, të premten, derisa shpjegoi se çfarë pasoja mund të sjellë nëse kjo do të bëhej pjesë e diskursit politik për shqiptarët në përgjithësi, e Kosovën në veçanti.

“Ëndrra ime e jetës është që të gjithë shqiptarët me jetu me një shtet. Por kjo është në kuadër të ëndrrave. Kjo, po u bë pjesë e aktualitetit politik, pasojat mund të jenë shumë të mëdha për ne si komb, e sidomos për Kosovën që është një shtet i ri, që është në momente të rëndësishme të rrumbullakësimit të shtetësisë”, tha Thaci.

“E lus opinionin e Kosovës të kenë mirëkuptim kur flasë kështu. Ata që m’i keqinterpretojnë deklarata m’i nxjerrin se flas kundër Kosovës, përkundrazi. E kam thënë 3 ditë para zgjedhjeve, asnjë shqetësim nuk kam për rezultatin e zgjedhjeve [presidenciale]. Ndërhyrjet e Kosovës në zgjedhjet e Maqedonisë kanë pasoja vetëm për Kosovën”, shtoi.

Uji Dea

Ajo që ai e kishte deklaruar për impaktin e rezultatit të ndërhyrjes së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, duke i dhënë mbështetje opozitës shqiptare, përkatësisht koalicionit “VLEN”, thotë se u vërtetua me rezultatin e zgjedhjeve të 24 prillit, ku kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, fitoi bindshëm në taborin shqiptar ndaj Arben Taravarit.

“Ashtu doli rezultati, gati fitorja është 2 me 1”, pohoi.

Kreu i PDSH-së theksoi se duke qenë politikanë me përvojë, në vend të romantizmit politik, zgjedh racionalitetin politik.

“Ndoshta jam i gjeneratës së vjetër të politikanëve, por e preferoj aktualitetin politik; mençurinë në veprimet tona. Jo azganinë, trimërinë, patriotizmin bajat, romanizimin e tejkaluar dhe rilindjen e papërjetuar të disa individëve apo disa grupeve”, deklaroi.a

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.