UBT

Shqipëria me befasi në Eurosong

/ 2 minuta lexim

Kënga “Identitet”, është përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të këtij viti. Bledar Sejko ka zbuluar disa nga detajet e prezantimit në Malmo, nga përpunimi i këngës në studiot suedeze, deri te performanca më 16 maj.

“Do të kemi surpriza në performancën në Malmo më 16 maj, por nuk po i zbuloj që tani”, përgjigjet Bledar Sejko per “Mapo” i pyetur se si do të paraqiten mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales së Eurosong-ut, që këtë vit mbahet në Suedi.

Mund të ketë rezervuar një nga ato shfaqjet kur e sheh Sejkon të luajë kitarën e tij elektrike me dhëmbë, ashtu si gjatë mbrëmjes kur kënga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit të fundvitit në RTSH, apo diçka që do ta eksperimentojë për herë të parë në tokën skandinave për publikun evropian.

Me dy rokerë si Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj mund të pritet gjithçka. Ndaj Sejko preferon t’i mbajë ca gjëra të pathëna, për t’i folur zëshëm me kitarën e tij.

Mobi Casa

Në videoklipin që përfaqëson Shqipërinë në faqen zyrtare të Eurovizionit, i realizuar pak muaj më parë në mjediset e studiove të Top Channel, kënga “Identitet” këndohet në shqip.

I pyetur nëse kjo zgjedhje mund ta penalizojë paksa në votim Shqipërinë, pasi edhe në komentet e fansave të Eurosong-ut lexohet që shpesh kërkojnë të dinë për çfarë flet kënga shqipe, Bledari përgjigjet “Kënga është përkthyer në disa gjuhë, por do të këndohet në shqip. Muzika nuk njeh gjuhë, ndaj si rrjedhojë nuk mendoj se kjo do të ndikojë negativisht”, vijon ai, ndërsa shton se një dëshirë e fortë për t’u kënduar në gjuhën origjinale ka qenë edhe e tekstshkrueses Eda Sejko, bashkëshortes së tij.

Ndërsa kënga është përpunuar në studion muzikore “Kingside” në Stokholm, një zgjedhje e ekipit realizues, pasi Suedia i është dukur shumë më pranë rrymës rrok dhe versioni final me të cilin do të paraqiten më 16 maj është më i shkurtër nga origjinali, për t’iu përshtatur kërkesave të Eurosong-ut./Indeksonline/