Mobi Casa

Rita Ora shkëlqen

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rita Ora mahniti me një pallto ngjyrë portokalli të zbehtë të enjten teksa mbërriti në një veshje në New York City përpara mbrëmjes Met Gala.

Këngëtarja 33 vjeçe, kishte veshur pallton deri në kyçin e këmbës me një këmishë më të errët portokalli me modele të bukura dhe pantallona të shkurtra.

Ajo mbante syze dielli me përmasa të mëdha portokalli dhe këmbë të zhveshura në kontrast me çizmet elegante dimërore në ngjyrën blu të zbehtë, shkruan DailyMail.

Rita, e cila ndodhet në New York me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, mbante një çantë dore të mrekullueshme në ngjyrë të verdhë limoni.

Ajo po shijon suksesin e linjës së saj të re të flokëve ‘Typebea’ të cilën e lançoi në Sydney në muajin prill.

Mbrëmja Met Gala do të mbahet më 6 maj dhe tema është “Sleeping Beauties: Reawakening Fashion (Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës)”.

Do të organizohet nga ylli i “Challengers”, Zendaya së bashku me superyllin e muzikës Bad Bunny, Chris Hemsworth dhe Jennifer Lopez.

Rita së fundmi ndoqi hapat e Beyonces për të nxjerrë në treg një linjë flokësh të bashkëthemeluar nga ekspertja australiane e flokëve, Anna Lahey.

Eco Higjiena

Produktet e ‘Typebea’ përfshijnë shampon dhe kondicionerin tuaj standard, por edhe ‘peptidin përforcues gjatë natës’ dhe ‘trajtimin me shkëlqim hidratues’.

Ajo njoftoi linjën e flokëve më 2 prill dhe konfirmoi datën e lansimit të saj të enjten më 7 prill.

Rita tregoi se linja e flokëve ishte diçka e menduar prej tre vitesh teksa më në fund ua zbuloi fansave të saj.

Ajo shkroi në Instagram në atë kohë: “Jam shumë e emocionuar që më në fund njoftoj një pasion timin të madh, ‘Typebea’, kujdesin e flokëve me performancë të lartë për të gjitha llojet e flokëve që kam krijuar me Anna Lahey”.

“Marrëdhënia që kemi me flokët është kaq personale. Për mua është një pjesë e madhe e identitetit, krijimtarisë dhe besimit tim. Gjatë gjithë karrierës sime kam pasur pothuajse çdo ngjyrë dhe stil flokësh”.

“Më janë zbardhur flokët, kam bërë zgjatime, i kam prerë shkurt. Por tani mund të them që flokët e mi janë më të shëndetshmit që kam qenë ndonjëherë. Mezi pres ta ndaj këtë me ju!:.

Kjo vjen pasi Beyonce lansoi në treg markën “Cécred” në shkurt për nder të nënës së saj Tina, e cila ishte parukiere. /Telegrafi/