Fundamenti

Shkrepja e armëve nëpër ahengje, shenjë e primitivizmit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Shkrehja e armëve nëpër ahengje familjare nuk është as traditë historike e as kulturore e shqiptarëve, thonë sociologët.

Megjithatë, gjatë javës së shkuar Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për 13 raste kur në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare ka pasur të shtëna në ajër dhe se janë konfiskuar 13 armë. Madje, në njërin prej rasteve, të enjten e kaluar ka mbetur i plagosur një i mitur.

“Në fshatin Resnik të Vushtrrisë, më 5 korrik në orën 16 e 10 minuta raportohet se viktima mashkull (i mitur) është goditur nga një plumb qorr. Policia ka identifikua të dyshuarin mashkull, i cili në një aheng kishte shtënë me armë zjarri dhe nga ai dyshohet të jetë goditur viktima. Nga i njëjti është konfiskuar arma e gjuetisë ‘12 Ga’ dhe 4 copë fishekë”, thuhet në njërin nga 13 raportet e policisë për këto raste.

Mobi Casa

Ismail Hasani, profesor i sociologjisë në Universitetin e Prishtinë, ka shpjeguar se arma për shkak të kontekstit historik ka qenë gjithmonë shoqëruese e shqiptarëve, e në periudha të ndryshme edhe e domosdoshme për ta, mirëpo edhe në kulturën e lashtë ilire edhe në mesjetë, shkrehja e armës nuk është bërë për argëtim.

“Shkrehja e armëve në zonat malore është bërë kryesisht kur është kumtuar një lajm, në situata të ndryshme kur është kumtuar ardhja e armikut ose lindja e mashkullit, pra kur është siguruar një trashëgimtar. Përdorimi i armëve është rezultat i përzierjeve të ndryshme të kulturave të popujve të ndryshëm në Ballkan”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, kjo është një dukuri e “shëmtuar”, e cila po ndodh si rrjedhojë e mbetjes së armëve në duar të qytetarëve pas mbarimit të luftës. Por, edhe mos vetëdijesimi i qytetarëve, mbetet problem sipas Hasanit (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.