UBT

Prokuroria e Gjilanit ngre 12 aktakuza ndaj 14 personave për vepra të ndryshme penale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, dy aktakuza janë ngritur kundër tre personave për veprën penale të “Kontrabandimit me mallra”, ndërsa dy aktakuza të tjera kundër tre personave për veprën penale të “Vjedhjes”.

Po ashtu, Prokuroria ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për “Dhunë në familje”, si dhe dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

Uji Dea

Ndërkohë, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë, ndërsa personat e përfshirë në këto raste gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Ngritja e këtyre aktakuzave pasqyron angazhimin e organeve të ndjekjes për trajtimin e rasteve që lidhen me kriminalitetin ekonomik, veprat kundër pasurisë, dhunën në familje, armëmbajtjen pa leje dhe narkotikët në rajonin e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.