HW

Prokuroria e Gjilanit: Një person ndalohet për tentim vrasjeje, ngrihen katër aktakuza ndaj pesë të dyshuarve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë një sërë veprimesh procedurale në kuadër të luftimit të kriminalitetit dhe zbatimit të ligjit, duke urdhëruar ndalimin e një personi dhe duke ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në të njëjtën periudhë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjithsej katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Uji Dea

Një aktakuzë është ngritur kundër dy personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, ndërsa një aktakuzë tjetër kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Po ashtu, një person është akuzuar për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, ndërsa një aktakuzë e veçantë është ngritur kundër një personi tjetër për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ritheksuar përkushtimin e saj për trajtimin me prioritet të rasteve penale, duke vepruar në funksion të forcimit të rendit dhe ligjit, mbrojtjes së sigurisë publike dhe garantimit të drejtësisë për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.