Mobi Casa

Therje me thikë mes dy të miturve në Gjilan, një 18-vjeçar përfundon në spital

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Gjilan, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një therjeje me thikë, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se rreth orës 20:53 policia ka pranuar informacion për një rast therjeje në rrugën “Avdulla Tahiri”.

Sipas tij, në incident janë përfshirë dy persona të mitur, ku viktima është një mashkull i lindur në vitin 2008, ndërsa i dyshuari një mashkull i lindur në vitin 2009.

“Njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit”, ka deklaruar Hashani.

Mobi Casa

Sipas raportit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile dhe ai po vazhdon trajtimin nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Për rastin janë njoftuar Prokuroria e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, ndërsa Policia e Kosovës po zhvillon hetime intensive për të sqaruar motivet dhe rrethanat që çuan në këtë incident të rëndë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet procedurale po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.