Uji Dea

Kapet në Kllokot duke transportuar dru në mënyrë të paligjshme, konfiskohen automjeti dhe lënda drusore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime ndaj një personi të dyshuar për transportim ilegal të druve në komunën e Kllokotit, në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e prerjeve dhe transportit të kundërligjshëm të lëndës drusore.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 14:30, kur njësitë policore kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues që drejtohej nga një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur rreth një metër kub dru për djegie, për të cilat dyshohet se transportoheshin pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Hidromorava

Me vendim të autoriteteve kompetente, automjeti dhe sasia e druve janë konfiskuar si prova materiale, ndërsa ndaj të dyshuarit janë iniciuar procedurat përkatëse ligjore.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e transportimit të lëndës drusore.

Autoritetet vazhdojnë të apelojnë tek qytetarët që të respektojnë legjislacionin në fuqi lidhur me prerjen, transportimin dhe tregtimin e druve, me qëllim të mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimit të dëmtimeve mjedisore./rajonipress/