ARKATANA

Dy raste të armëmbajtjes në Viti e Gjilan, konfiskohet një pistoletë, raportohet edhe vjedhje armësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti/Gjilan – Dy raste që lidhen me armëmbajtje janë raportuar gjatë 26 shkurtit 2026 në rajonin e Vitisë dhe Gjilanit, ku në njërin rast është konfiskuar një armë, ndërsa në tjetrin po hetohet një vjedhje që përfshin edhe armë zjarri.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 00:30 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Viti, ku tek një i dyshuar mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që dyshohet të jetë me gaz. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa arma është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rreth orës 20:30 në rrugën “Ramiz Cernica” në Gjilan, një ankues mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur 1,000 euro para të gatshme, një pistoletë me leje, një pushkë gjuetie pa leje, si dhe modemin e kamerave të sigurisë.

ARKATANA

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Autoritetet policore apelojnë tek qytetarët që të respektojnë dispozitat ligjore lidhur me posedimin dhe ruajtjen e armëve, si dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit në parandalimin e veprave penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.