RCCOLA

Shkëlzen Raça largohet nga kjo botë në kulmin e karrierës shkencore

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Ndër rezultatet më të çmuara të punës kërkimore-shkencore të Shkëlzen Raçës është cilësuar të jetë zbulimi i “Evëtarit” të dytë të shkruar nga Naum Veqilharxhi, nxjerrja në dritë e të cilit e ka plotësuar kulturën shqiptare të Periudhës së Rilindjes me një argument të fuqishëm të vetëdijesimit të asokohshëm kombëtar të shqiptarëve.

Heshtja dhe pikëllimi kishte kapluar miqtë dhe familjarët e Shkëlzen Raçës, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i cili ndërroi jetë sot pas një sëmundje të gjatë.

Për t`i dhënë lamtumirën e fundit të afërm të tij, ishin mbledhur për ta kujtuar të martën paradite në një mbledhje komemorative.

Dija e mirëfilltë shqiptare ka gjetur në një kontribut shkencor, ndër shenjat identifikuese të studimeve tona moderne në veprat e profesor Shkëlzenit, u tha në këtë mbledhje përkujtimore.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi, ka deklaruar para të pranishmëve të shumtë se historia do të jetë vlerësuesja me e denjë e profesor Shkëlzen Raçës, i cili për të dhe për historiografinë shqiptare, pa asnjë kursim, shkriu tërë jetën dhe potencialin e vet intelektual.

“U largua na kjo botë, duke pasur deri në çastet e fundit preokupim përcaktimin e tij jetësor dhe punë studimore, më pa të tijën dhe më shumë atë të kolegëve, ndaj edhe diskutimet e fundit që i bëmë me të nuk ishin të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore, por me materiet e me rezultatet studimore, te cilave me aq bujari ua fali pjesën më të madhe të jetës së tij të shkurtër”, theksoi Matoshi.

Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik
Para miqve dhe familjarëve të Raçës, me një fjalë u paraqit edhe i biri i tij, Laurati i cili tha se ndjehet krenar që pati një baba të tillë.

UBT

Ndër rezultatet më të çmuara të punës kërkimore-shkencore të Shkëlzen Raçës është cilësuar të jetë zbulimi i “Evëtarit” të dytë të shkruar nga Naum Veqilharxhi, nxjerrja në dritë e të cilit e ka plotësuar kulturën shqiptare të Periudhës së Rilindjes me një argument të fuqishëm të vetëdijesimit të asokohshëm kombëtar të shqiptarëve.

Raça për arritjet e tij shkencore ishte propozuar nga Këshilli Shkencor i Institutit Albanologjik për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku për këtë ishte lavdëruar edhe nga historiani i njohur shqiptar prof. Pëllumb Xhufi.
“Ne jemi të bindur se me dr. Racën si anëtar të saj, ASHAK-u do të ketë një zë më shumë, të aftë e kompetent, t’iu japë përgjigje në nivelin më të lartë shkencor çështjeve të historisë sonë kombëtare, posaçërisht të atyre që lidhen me marrëdhëniet shqiptaro-greke”, kështu ishte shprehur Xhufi për Shkëlzen Raçën.

Drejtori i Institutit Albanologjik Hysen Matoshi tha se ndonëse zëri i aftë e kompetent shkencor i Raçës nuk iu desh Akademisë në vend, ky zë, sipas tij, do t’i shërbejë gjatë historiografisë shqipe.

“Një dimension tjetër, jo më pak të rëndësishëm, përbën karakteri i tij njerëzor në raport me të tjerët. I qetë, racional dhe sakrifikues. Prandaj, ne si kolegë nuk do ta kemi vetëm një shkencëtar më pak, ne do të na mungojë përgjithmonë mirësjellja, miqësia, parimësia dhe dashamirësia e tij”, tha Matoshi i cili e vlërësoi si humbje të madhe faktin se Raça po largohet në një kohë kur do të mund të ofronte më shumë në aspektin shkencor dhe intelektual.

“Në atë zenit të shkëlqimit të tij profesional e njerëzor dhe me krenarinë se e patëm në mesin tonë një personalitet të këtillë, do ta kujtojmë gjithmonë shkencëtarin, kolegun e mikun tonë të dashur, profesor Shkëlzen Racën”, tha në fund Matoshi.

Profesor Shkëlzen Raca është i lindur më 1 janar të vitit 1951 në Skenderaj. Shkollën Fillore dhe atë të mesme i përfundoi në Prishtinë, sikurse edhe studimet në Degën e Historisë. Në Fakultetin Filozofik të UP-së më 1977 mbrojti tezën e magjistraturës, të titulluar “Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe Revolucioni Xhonturk”, ndërsa më 1987 mbrojti edhe temën e doktoraturës me punimin e tij “Marrëdhëniet shqiptaro-greke 1829-1881”. Që nga viti 1977 ai punoi në Degën e Historisë në Institutin Albanologjik, ku edhe u shqua për kontributin e tij më të madh historiografik./KultPlus.com