ARKATANA

SHB Rrjedha botoi librin me tregime të Nuhi Ismajlit

/ 13 minuta lexim
ARKATANA

Proza e ndjeshmërisë dhe e refleksionit për dukuritë e realitetit modern .(Vepra me tregime “Ëndërra” e Nuhi Ismajlit)

Si tregimtar, gjer më tash, krijuesin Nuhi Ismajlin e njohim përmes botimit të tregimeve të ndryshme, ndonjë prej të cilave edhe është shpërblyer, siç është rasti me tregimin “Sahara”, i cili është shpërblyer në konkursin letrar të “Flakës së Janarit”, në Gjilan, më 2012. Vepra: “Ëndërra” është përmbledhja e parë me tregime e Nuhi Ismajlit, e përbërë nga tetëmbëdhjetë tregimet e shkurtra, që është karakteristikë e tregimtarisë së këtij autori.

Në botën e tij tregimtare, N. Ismajli është një autor tejet i veçantë, si për nga problematika e trajtuar, si për nga idetë, si për nga veçantia dhe forca shprehëse letrare. Bota e tregimeve të veprës “Ëndërra” është e ngjeshur nga dukuritë e ndryshme të realitetit shoqëror modern, por esenca e tyre qëndron te ndjeshmëria dhe refleksionet e ndryshme të autorit lidhur me to. Kjo vërehet si në rastin kur autori merr episode jete të së kaluarës për të shprehur një refleksion për jetën aktuale, si në rastin kur vështron anën komike dhe të ashpër të realitetit, nëpërmjet humorit dhe satirës, apo si nӫ 7 rastin kur nëpërmjet tregimit tӫ tij merr e vështron psikologjinë e njeriut të sotëm. Tregimet e këtij autori të bëjnë që jetën ta ndjesh në shfaqjet e saja të llojlloshme, por edhe të vëresh mprehtazi dhe të meditosh thellӫpër të.

Tregimtari N. Ismajli shquhet pӫr analiza dhe paraqitje tӫ psikologjisӫ sӫ personazheve. Kjo prirje e tij vërehet edhe në kuadër të tregimeve të veprës “E panjohura”, nӫtӫcilӫn, si një lloj i veҫantë tregimi, është tregimi që paraqet botën psikike dhe sjelljet e njeriu modern, si dhe dukurinë e reflektimin absurd të aritjeve moderne në botën psikike të njeriut (tregimi “Ëndërra” etj.).

Tregimet e këtij autori i karakterizon konciziteti. Ato janë tregime të shkurtra, me shprehjen koncize, por me kuptimin dhe ndjenjën e ngjeshur, si dhe me nëntekstin e tyre të pasur. Për nga pasuria e nëntekstit të tyre, pa dyshim ato mund të quhen proza të ndërtuara sipas parimit të ajbergut, proza që lënë të nënkuptojnë edhe më shumë se ҫ’thonë drejtpërdrejt dhe proza që të bëjnë të vëresh, të mendosh e të ndjesh botën përreth. Pa asnjë dyshim, proza tregimtare e veprës “Enderra”, e cila të rrëmben me përmbajtjen, reflektimin për botën moderne dhe shprehjen inventive, është një prurje tejet me vlerë në fushën e tregimit të sotëm shqiptar.

BIOGRAFIA KRIJUESE: AUTORI NUHI ISMAJLI

STUDIUES SHKENCORE DHE KRIJUES QË IMPONOHET PËRMES VLERAVE

Nuhi Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare. Ai ishte historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar. një krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhësore, letrare, kulturore etj. Nuhi Ismajli shkrimet e para të tij i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës.

Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Gjithashtu, ai i ka botuar fillimisht edhe dy vepra: Nga vlerat e traditës, (“Rilindja”, Prishtinë, 2000) dhe Kureshtje letrare, ( “Ura”, Gjilan, 2001).Sigurisht, po të mos ishte problemi i vetëfinancimit të botimeve, i cili paraqitet si një pengesë kruciale për publikimin e veprave të krijuesve sot, ky autor, 81 vetëm me shkrimet e tij të bot¬uara nëpër gazeta e revista të ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare.

Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Ç abejin, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998. Po ashtu, disa here është paraqitur edhe në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në Prishtinë. Punimet e tij janë përfshirë në kuadër të botimeve shkencore të këtyre institucioneve. Do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike në veprën:“Buzuku dhe gjuha e tij”, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005.

Një studiues i gjithanshëm Nuhi Ismajli, studiues i pasionuar, i pajisur me dije të gjera e të thella nga fusha të ndryshme të shkencave shoqërore, përveç tjerash është marrë edhe me trajtimin e çështjeve nga më të ndryshmet, si me çështje të gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë… Në kuadër të studimeve të tij është marrë edhe me çështjen e historisë së krishterimit te shqiptarët, çështje me të cilën janë marrë shumë autorë të njohur botërorë e shqiptarë.

Risia që ka sjellë këtu Nuhi Ismajli është se ai bën të ditur se nga fiset ilire, të parët në kontakt me krishterimin kanë rënë pjesëtarë të fisit ilir të parëve (Nga 82 vlerat e tra¬ditës, f. 7¬12 ).Nuhi Ismajli ka shfaqur interesim edhe për çështjen e h istorisë dhe e etikës së polemik ës në literaturën shqiptare. Ai mban qëndrim të kundërt me autorët e ndry¬shëm, të cilët mendojnë se polemikën më të hershme në literaturën shqiptare e hasim në veprën“Historia e Skënderbeut” të Barletit, duke pohuar se në literaturën shqiptare polemikën më të hershme e kemi në letrën e Skënderbeut, dërguar princit të Tarantos, më 30. X.1460 ( Nga vlerat e traditës, f. 21¬27). Më pas, Nuhi Ismajli, në shkrimin e tij: Kur fillon polemika shqiptare (Koha ditore, 6 shtator 2003), pohon se polemika është e njohur edhe në shkrimet parashqiptare, konkretisht në shkrimet e shkrimtarit ilir Shën Jeronimit, veçmas, në veprën e tij Epistolat.

Letërsia e vjetër shqipe – preokupim i veçantë Nuhi Ismajli, duke çmuar shumë letërsinë e vjetër shqipe, shumë shkrime të tij ia kushton kësaj letërsie. Ai, me këtë rast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e shkrimeve të lashta të shqiptarëve të shkruara në gjuhë të huaja, natyrën e veprave të letërsisë së vjetër shqipe, llojet letrare dhe vlerat e ndryshme të saj, si: vlerat gjuhësore, artistike, kulturore, vlerat kombëtare etj.

Në kuadër të shk¬rimeve të tij për letërsinë e vjetër shqipe dallohet sidomos shkrimi Frymëzimet biblike të shkrimit të hershëm shqip (Nga vlerat… f.28¬54), ku autori, përmes krahasimeve të kuptimeve të teksteve 83 biblike dhe natyrës, kuptimit, qëll¬imit dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumen¬ton, përveç tjerash, edhe ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër shqip.

Hidromorava

Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Meshari, në radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera histori¬ko¬letrare e veprës meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 65¬77); Llojet letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 78¬92), ku për herë të parë flitet për llojet letrare të Mesharit dhe ku dësh ¬ mohet gjerësisht prania e vlerës letrare të Mesharit; shkri¬mi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut (Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare të tij etj.

Në shkrimin: Vler¬ësimi i letërsisë së vjetër shqipe (kumtesë e paraqitur në Seminarin XXIII Ndërkombëtar…), autori jep pasqyrën e vlerësimit të letërsisë së vjetër shqipe, vlerat dhe kufizimet e atij vlerësimi si dhe vlerat e ndryshme të letërsisë së vje¬tër shqipe.

Nuhi Ismajli, natyrën dhe veçoritë e letërsisë së vjetër shqipe i ndriçon në studimin:Fillimet e modernes në letërsinë shqipe (Iliria post, 29 korrik 2006, f. 20 ), me ç’r ¬ast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me përmbajtjen, llojet letrare, vlerat e letërsisë së vjetër shqipe, për¬kimet ndërmjet 84 letërsisë së vjetër shqipe dhe letërsive të tjera evropiane etj., kurse mendimi më i rëndësishëm i tij është se letërsia e vjetër shqipe, të cilën ai e quan letërsi humaniste, është një letërsi moderne.

Gjithashtu, në shkri¬met e këtij studiuesi, nuk kanë mbetur pa u trajtuar aspekte të ndryshme të letërsisë së Rilindjes, autorët dhe veprat e ndryshme të kësaj letërsie. Ai ka trajtuar çështjen e frymëzimeve dhe porosive biblike në letërsinë e Rilindjes (Nga vlerat…, f. 93¬101), veprën e De Radës, të G. Darës të Riut, por ka bërë fjalë edhe për autorë të tjerë, si për N. Veqilharxhin, P. Zarishin, Ndue Bytyçin, A. Santorin, Zef Seremben, B. Bilotën, Z. Skiroin, F. S. Nolin, A. Xanonin, K. Kristoforidhin, N. Mjedjen, P. Babin, P. Vasën, L. Gur¬akuqin, M. Gramenon, H. Mosin, Gj. Fishtën, Sh. Gjeçov¬in, V. Prenushin, Asdrenin etj.Në shkrimet e Nuhi Ismajlit, janë trajtuar veçanërisht vepra letrare e Gj. Fishtës dhe e E. Ç abejt që përkojnë me letërsinë shqipe pas vitit 1900 si dhe me atë të viteve tridhjetë të shekullit të 20¬të.

Në këtë rast dallohen, sidomos shkrimet për veprën “Nji lule vje¬shtet” të Gj. Fishtës, për të cilën Nuhi Ismajli ka një kën¬dvështrim dhe interpretim të veçantë (Kureshtje letrare, f. 5¬18 dhe Identiteti, nr. 3, Prishtinë, nëntor 2003. 85

VLERËSUES KRITIK I SHKRIMEVE

Nuhi Ismajli është marrë me vlerësime kritike të veprave të ndryshme letrare e shkencore. Ai ka vlerësuar në mënyrë kritike veprat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kështu, ai ka vlerësuar prozën e I. Kadaresë, të B. Musliut, të K. Trebeshinës, të I. Ibishit etj., pastaj veprat e ndryshme në poezi, si veprën e H. Vokshit, të S. Rrustemit, të S. Gjer¬gjit, të L. Aliut, N. Ramadanit, etj.

Në fokusin e interesimeve shkencore të Nuhi Ismajlit, herë¬herë, ka qenë edhe letërsia shqipe për fëmijë, me ç’rast ai ka bërë interpretime dhe vlerësime të çmuara për veprat letrare për fëmijë, të autorëve të ndryshëm, siç janë vlerësimet për veprën e I. Kadriut, të A. Canës, të M. Spa¬hiu, të B. Buzuku etj.

Gjatë analizave e vlerësimeve të veprave të autorëve të përmendur, janë vënë në dukje një varg çështjesh, aspektesh e veçorishë të ndryshme, të vep¬rave të caktuara, dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.Vlerësim kritik Nuhi Ismajli u ka bërë edhe shkrimeve të ndryshme diskursive.

Kështu, ndër të tjera, ai ka vlerësuar në mënyrë kritike shkrimet e M. Hysës, I. Ah ¬ metit, Z. Xholit, E. Ç abejt, B. Ç apriqit, K. M. Shalës, B. Kosumit, po edhe të autorëve të tjerë, si shkrimet e R. Qo¬sjes, S. Rizës, Dh. S. Shuteriqit, J. Kastratit, S. Ç apalikut, V. Malajt, E. Sedajt, R. Ismajlit, R. 86 Elsit, S. Hamitit, F. Hoxhës, Z. Rrahmanit, H. Salihut; R. Doçit, B. Becit, Sh. Demirajt, R. Ushakut, Sh. Islamajt etj. I pajisur me dije të gjera e të larmishme, interesimin e Nuhi Ismajlit e kanë tërhequr edhe veprat e karakterit historik, filozofik, estetik, psikologjik, politik, pedagogjik¬arsimor, publicistik etj. Kështu, si më gjerësisht a më shkurtimisht, ai ka vlerësuar edhe shkrimet e J. Drançollit, A. Selmanit, L. Gjergjit, S. Ç apalikut, H. Ferajt, B. Latifit, J. Dërvodelit, R. Azemit etj.

Si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe dhe të letë¬rsisë dhe si njohës i thellë i tyre dhe duke pasur rast t’i njohë për së afërmi tekstet e letërsisë për arsimin e mesëm, vlerat po edhe të metat e tyre, Nuhi Ismajli ka bërë vlerë¬sime të gjithanshme të tyre, duke dhënë kështu kontributin e tij të vlershëm në çështjen e përsosjes së teksteve shkoll¬ore për letërsinë shqipe. Kështu, në mënyrë të veçantë shquhen vlerësimet për tekstet: Letësia e vjetër shqiptare për klasën e 10¬të, Letërsia romantike shqiptare 11 dhe Letërsia moderne shqipe 12, të S. Hamitit; Letërsia botërore 12, të A. Marrashit etj.

Polemika dhe kritika ndaj dukurive jokulturore, Nuhi Ismajli merret mjaft edhe me shkrimin e polemikës. Në polemikat e tij ai është marrë me çështje të ndryshme historike, gjuhësore, kulturore, letrare, politike etj. Madje, edhe mjaft shkrime të tjera të tij, kanë frymë polemike dhe tregojnë qartë shkrimet që u referohen. I pajisur me një formim të 87 gjithanshëm, me ndjeshmëri dhe ndërgjegje intelektuale, Nuhi Ismajli nuk hesht, po reagon shpesh ndaj dukurive jokulturore e absurditeteve të ndryshme të realitetit shoqëror.

Ai, ndër të tjera, ngre zërin edhe kundër polemikës pa etikë, polemikës së ulët, e cila si synim ka cenimin e bashkëbiseduesit, dhe kërkon një polemikë të mirëfilltë, e cila synon qëllime të larta ¬ shqiptimin e së vërtetës ( Polemika e dështuar, Koha ditore, 11 janar 2003, f. 11)./nijazi ramadani/rajonipress/