13 rrugë të përfunduara dhe dy në proces në Hodonoc, investimi mbi 272 mijë euro
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka përfunduar asfaltimin e 13 rrugëve në fshatin Hodonoc, ndërsa dy rrugë të tjera janë aktualisht në proces të realizimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas Rahimajt, punimet në asfaltimin e rrugëve po vazhdojnë me intensitet në lokalitete të ndryshme të komunës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët.
Në Hodonoc janë përfunduar këto rrugë:
“Nuhi Morina”
“Ismajl Haki Morina”
“Xhevat Dërmaku”
“Halit Morina”
“18 Qershori”
“Hamdi Basha”
“Musa Morina” – degëzimi 1
“Libinoci” – degëzimi 1
“Basha”
“Bujanoci” – degëzimi 1
“Bujanoci” – degëzimi 2
“Bujanoci” – degëzimi 3
“Brigada 134 Bedri Shala” – degëzimi 1
Ndërkaq, aktualisht janë duke u punuar edhe në rrugën “Brigada 128 Sali Saramati” dhe rrugën “Zona Operative e Dukagjinit”.
Vlera e investimit për asfaltimin e këtyre rrugëve arrin në 272,944.16 euro. Rahimaj ka deklaruar se investimet në infrastrukturë synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve./rajonipress/


