Fundamenti

Haliti priti në takim kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Karposhit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, z. Sotir Lukrovski me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Haliti, ka potencuar se Komuna e Vitisë ka një përvojë të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkomunale, jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe me komuna jashtë kufijve të vendit.

Ai ka theksuar se këto bashkëpunime përfshijnë edhe komuna nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe partneritete me institucione lokale nga vende të ndryshme evropiane dhe të botës, të cilat janë konkretizuar edhe përmes projekteve të mbështetura nga fondet e ndryshme përfshirë edhe të Bashkimit Evropian.

Haliti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave.

Mobi Casa

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Karposhit, z. Sotir Lukrovski, ka vlerësuar pozitivisht takimin me kryetarin Haliti, duke shprehur interesimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të suksesshme, si dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim institucional.

Ndryshe, Komuna e Karposhit këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.