UBT

Kurti: Dikush nga Grupi Parlamentar më tha se deklarata e Simiqit mund të jetë eufori nga varrimi i Mlladiqit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklarimin e deputetit të Listës Srpska, Igor Simiq, i cili u kthye në problematikë seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit.

Derisa po propozonte emrin e bashkëpartiakut të tij, Sllavko Simiq, për nënkryetar Kuvendi nga radhët e partisë së tij, Simiq tha: “Në emër të popullit serb…”.

Pas kthimit nga pauza, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i kërkoi Simiqit që ta tërheqë fjalën dhe ta bëjë propozimin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke thënë se “popull serb” ka në Serbi, ndërsa në Kosova ka “popull të Kosovës”.

Duke u pajtuar me këtë konstatim të Haxhiut, Kurti e përcolli edhe një mendim të dikujt nga Grupi i tij Parlamentar se pse Simiq mund të ketë deklaruar në këtë mënyrë.

Eco Higjiena

“Nuk e di, dikush nga Grupi Parlamentar tha që kjo mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit, i komandantit dhe gjeneralit që masakroi boshnjakët në Srebrenicë, që u nderua nga shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe”, tha Kurti sot.

Kurti tha se propozimi i Listës Srpska i deponuar ka qenë në përputhje me Kushtetutën, por jo edhe deklarimi i sotëm i Simiqit.

“Siç e tha kryetarja e porsazgjedhur e Kuvendit, deklarata e përfaqësuesit të Listës Serbe ishte në shpërputhje me kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, ishte në shpërputhje me betimin që ai vetë e ka bërë. Për mua ishte e çuditshme pse ai nuk e lexoi saktësisht siç e ka deponuar me shkrim propozimin për Sllavko Simiqin. Pra, propozimin me shkrim që e ka bërë ku ka kërkuar që nënkryetar i Kuvendit nga radhët e Listës Serbe të jetë Sllavko Simiqi, ishte në përputhje me Kushtetutën, por ajo çka deklaroi ishte në shpërputhje flagrante”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.