Shasivari ironizon: Ndihmat e zjarrfikësve mbeturina të hekurishteve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në bazë të këtyre vërejtjeve si dhe të gjeturave nga Komisioni për MSH i LDK-së dhe vërejtjeve të paraqitura nga OJQ-ja” FQD Anamorava”, konstatohet se Drejtori i DMSH-së, nuk e ka menaxhuar në mënyrë profesionale drejtoratin e tij. Drejtori i DMSH-së, nuk ka plan veprimi ose nuk i ka të nxjerrura prioritetet dhe në mungesë të këtyre merret me fjalë dhe me gjëra sekondare, të cilat i ngrit në prioritete, si psh. Donacionin e Kamionit dhe shkallëve të cilat thuaja se janë jo funksionale. Për të cilat thuaja se mundë të konstatohet se kanë vlerën e mbeturinave të hekurishtes. Kamioni është model i vjetër, kurse shkallët munden të përdoren me ndihmën e 7 personave, e që për kapacitetet momentale të Brigadës se Zjarrfikësve të Gjilanit thuaja se është e pamundur ka thënë Abdullah Shasivari kryetar i Komisionit në kuadër të LDK-së.

Komisioni për mbrojtje dhe shpëtim i LDK-së , dega në Gjilan, në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme po e bën monitorimin e aktiviteteve, zbatimin e misionit dhe kompetencave të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim(DMSH). Kështu tha të shtunën Abdullah Shasivariu kryetar i këtij komisioni në një takime me medie.

Ai tha se Komisioni për Mbrojtje dhe Shpëtim i LDK-së, dega në Gjilan, i ka dhënë vërejtjet dhe propozimet e veta konkrete ne fushën që mbikëqyrë. “Nga vërejtjet tona, nuk janë marrë parasysh, masat preventive kundër zjarrit, planet për mbrojtje nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore, koordinimi dhe bashkëpunimi me të gjitha strukturat relevante në Komunë për sistemimin e qytetarëve në trupat për mbrojtje dhe shpëtim” tha ai.

Megjithatë Shaisvari tha se nga propozimet tona është marrë parasysh, përpilimi i planit për vlerësimin e rreziqeve, në territorin e komunës së Gjilanit dhe miratimi nga Kuvendi Komunal. Është formuar grupi i pjesëtarëve aktiv dhe rezervë për shuarjen e zjarreve. Vërejtjet e komisionit për MSH i LDK-së, dega në Gjilan, përputhen edhe me vërejtjet nga realizimi i projektit”Qeverisja lokale” , OJQ”FQD Anamorava” nga Gjilani tha Shasivari.

Uji Dea

Sipas tij Kuvendi i Komunës në seancën e tetë të mbajtur më datën 28/09/2012, e ka miratuar Planin e vlerësimit te rrezikut për Komunën e Gjilanit, kurse sa i përket fushës që ne monitorojmë vlen të përmendet fakti se Asambleja Komunale asnjëherë tjetër nuk ka diskutuar për problemin në fjalë.

“Në bazë të këtyre vërejtjeve si dhe të gjeturave nga Komisioni për MSH i LDK-së dhe vërejtjeve të paraqitura nga OJQ-ja” FQD Anamorava”, konstatohet se Drejtori i DMSH-së, nuk e ka menaxhuar në mënyrë profesionale drejtoratin e tij. Drejtori i DMSH-së, nuk ka plan veprimi ose nuk i ka të nxjerrura prioritetet dhe në mungesë të këtyre merret me fjalë dhe me gjëra sekondare, të cilat i ngrit në prioritete, si psh. Donacionin e Kamionit dhe shkallëve të cilat thuaja se janë jo funksionale. Për të cilat thuaja se mundë të konstatohet se kanë vlerën e mbeturinave të hekurishtes. Kamioni është model i vjetër, kurse shkallët munden të përdoren me ndihmën e 7 personave, e që për kapacitetet momentale të Brigadës se Zjarrfikësve të Gjilanit thuaja se është e pamundur”.

Duke parë këto të meta e dobësi Komisioni për Mbrojtje dhe Shpëtim i degës së LDK-së në Gjilan ka propozuar mangësitë e konstatuara në objektet shoqërore dhe private për mbrojtje nga zjarri, urgjentisht të sanohen e sidomos në Shkolla dhe Çerdhe.
Ndërtimet e larta që kanë vërshuar Gjilanin, Drejtori i DMSH-së , mos t`i orienton taksapaguesit në Prishtinë , por t`i pajis me dokumentacionin përkatës sipas ligjit që janë kompetencë e Komunës. Pagesa e njësitit vullnetar aktiv rezervë të bëhet sipas dispozitave ligjore e jo përmes OJQ-së, kjo është vërejtje edhe e auditorit qendror për mënyrën jo ligjore të pagesës.

Shasivari tha se urgjentisht e më së voni deri në fund të muajit Qershor 2013, të përpilohet plani për mbrojtje nga zjarri sipas Planit nacional për mbrojtje nga zjarri, si dhe përpilimi i planit preventiv nga vërshimet dhe tërmeti.”Ne si Komision i MSH i LDK-së, konstatojmë se nëse vërejtjet dhe propozimet tona do të gjejnë zbatim, atëherë edhe DMSH-ja do të jetë e gatshme të ballafaqohet me problemet në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, ngase ne jemi dëshmitar që vitin e kaluar nga zjarri ishin të djegura rreth 600 hektar pyje, dhe dëmet ekonomike llogariteshin të ishin përafërsisht 3 milion euro, dhe dëme ekologjike rreth 5 milion euro” tha Shasivari./rajonipress/