KKVITI

Doktori i shkencave teknike flet për urat e viteve të 70-ta të Kosovës, dhe problemin e urës së Badovcit

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Mos mirëmbajtja e këtyre urave pas vitit të 25 të jetë gjatësisë së tyre, i ka sjell shumicën e këtyre urave në gjendjen, se vështir mund të riparohen, prandaj edhe ato shumë seriozisht rrezikohen nga shembja e tyre. Duke i vërejtur gjithë këto të dhëna të më sipërme mund të themi që institucionet përgjegjëse duhet të ngritin alarmin dhe të formojnë komisione të ekspertëve dhe ti hynë verifikimit të të gjitha urave të ndërtuara në vitet e ’70 dhe të verifikojnë gjendjen e tyre. Kjo po dëshmon edhe ura te liqeni i Badovcit në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, mbi të cilën urë ka disa ditë që nuk po zhvillohet trafiku, dhe sa e kamë vërejtur është tentuar dy herë brenda 2 muajve në mënyrë jo profesionale përmes pllakave të çelikut të rehabilitohet mbistruktura duke rrezikuar komplet akterët në komunikacion thotë për rajonipress Naser Morina doktor i shkencave teknike – fusha e ndërtimit dhe profesor në UBT.

Naser Morina është njeriu më i thirrur dhe më kompetentë për të folur mbi gjendjen e urave në Kosovë meqë ka të kryer doktoraturën në Sarajevë pikërisht në këtë fushë dhe lami dhe është profesor i rregullt në kolegjin UBT.

Nisur nga përvoja e tij dhe bazuar edhe në eksperiencën e tij Morina thotë se për një kohë të gjatë, konsiderohej se jeta e shërbimit të strukturave të betonit është e pakufizuar.

“Ky mendim buronte nga fakti se fortësia e betonit nuk zvogëlohet me kalimin e kohës, por rritet dhe se armatura në beton mbrohet nga korrozioni. Praktika ka treguar se përkeqësimi i përshpejtuar dhe shkurtimi i jetëgjatësisë ndodhin në një numër të madh të strukturave të betonit të armuar. Veçanërisht problematike ishin ato konstruksione të betonit të armuar te të cilat është ekzekutuar shtresa e hollë mbrojtëse e betonit,, ku pjesët armaturës dalin në sipërfaqen e betonit ose betoni është poroz, i pa vibruar mirë. Për të arritur qëndrueshmëri afatgjate struktura e betonit, kërkohet një kombinim i sigurimit të qëndrueshmërisë së materialit – betonit, konstruktimi mirë i elementeve (detaleve) dhe konceptit të projektimit të të gjithë strukturës. Prandaj, kërkohet një njohje e plotë e mekanizmit të degradimit të materialeve dhe strukturave nga njëra anë dhe performancës së vetë strukturës nga ana tjetër” shprehet Morina.

Morina thotë se urat si struktura komplekse duhet të plotësojnë disa kushte: si funksionalitetin, sigurinë, qëndrueshmërinë, të jenë ekonomike, estetike dhe ekologjike.

“Viti mesatar i ndërtimit të urave në Republikën e Kosovës është viti 1970, që do të thotë se mosha mesatare e urave është mbi 50 vjet. Gjendja e përgjithshme e urave prej betoni nuk është e kënaqshme dhe ato janë në prag të rrezikimit të sigurisë në komunikacion.
Në fillim duhet theksuar se pavarësisht se sistemet e informacionit për menaxhimin e urave – (Bridge Managment System), në vendet më të zhvilluara filluan në mesin e shekullit XX, deri më sot nuk ekziston një sistem i vetëm dhe i unifikuar, por secili vend ka zhvilluar sistemin e vet, në mënyrën e vet, sipas përvojave të veta, nevojat dhe mundësive, gjegjësisht burimet financiare që i ka në dispozicion, por Republika e Kosovës ende nuk ka zhvilluar një sistem të tillë. Kjo mënyrë e zhvillimit të BMS ka sjell një dallim të madh, dhe në këtë mënyrë me specifikat e zgjidhjes ndërmjet këtyre sistemeve, për sa i përket cilësisë, çmimit, lehtësisë së përdorimit dhe mundësisë së përdorimit në praktikën e përditshme” sqaron Morina.

Sipas Morinës sistemet e informacionit të menaxhimit të urave – BMS janë padyshim një mjet i fuqishëm për ruajtjen dhe dokumentimin e të gjitha të dhënave të domosdoshme për urat, që lidhen me kualitetin (cilësinë) e planifikimit të mirëmbajtjes, si teknikisht ashtu edhe financiarisht.

Uji Dea

“Po i përmendim disa sisteme si, në Danimarkë ( Danbro dhe Danbro +), Finlanda (Hi BrisHanks-Siha-Projekat), Franca (LAGORA), Gjermania Bast ((SIB – Bauëerk dhe BMS-( MV, MB, EP) BMS-SB)), Norvegjia (Brutus), Suedia (BaTMan), Zvicra (KUBA dhe UplaNS), Britania e Madhe (SMIS), Kroaci (HRMOS), Hungari (POINTIS), Bosne dhe Hercegovin (OASIS) etj. Sistemet e informacionit të menaxhimit të urave – BMS, siç theksuam, ndryshojnë jo vetëm nga vendi në vend, por edhe brenda vetë shtetit ku ekzistojnë dy ose më shumë sisteme informacioni për menaxhimin e urave. Këto sisteme janë përgjithësisht të ngjashme dhe synojnë të optimizojnë ndarjen, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe riparimin e një ose më shumë urave ose komponentëve të urës”.

Po ashtu me rëndësi janë edhe kriteret e rangimit të investimeve në ura, siç janë:
1) Kriteret konstruktiv

  • Vjetërsia e urës
  • Koha e qëndrueshmërisë së urës
  • Gjendja e urës
  • Indeksi i materialit të urës
  • Gjatësia e urës
    2) Kriteret e trafikut
  • Trafiku vjetor dhe ditor
  • Numri i fatkeqësive si pasojë e urës
  • Sa persona kanë humbur jetën në lokacionin e urës
  • Ngushtimi i urës në raport me rrugën (m)
  • Gjerësia e shiritit të urës
  • Llogaritja e kritereve të lakesës: nga lakesa ose lakesa rrethore
  • Të ketë rrugë anësore te ura ( rruga anësore ma e shkurt se 10 km)
    3) Parametrat dhe kriteret ekonomike
  • Fn – Çmimi i urës sipas çmimit të tregut
  • Fs – Çmimi i urës sipas vlerës momentale, duke llogaritur amortizimin dhe investimin
  • Fi – Vlerësimi i mjeteve të nevojshme për intervenim
    4) Kriteret klimatike
  • Numri i ditëve gjatë vitit me temperaturë < 00 C
  • Numri i ditëve gjatë vitit me mjegull

Naser Morina është pyetur edhe për gjendjen e urës së Badovcit.

“Duke i vërejtur gjithë këto të dhëna të më sipërme mund të themi që institucionet përgjegjëse duhet të ngritin alarmin dhe të formojnë komisione të ekspertëve dhe ti hynë verifikimit të të gjitha urave të ndërtuara në vitet e ’70 dhe të verifikojnë gjendjen e tyre. Kjo po dëshmon edhe ura te liqeni i Badovcit në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, mbi të cilën urë ka disa ditë që nuk po zhvillohet trafiku, dhe sa e kamë vërejtur është tentuar dy herë brenda dy muajve në mënyrë jo profesionale përmes pllakave të çelikut të rehabilitohet mbistruktura duke rrezikuar komplet akterët në komunikacion. Mos mirëmbajtja e këtyre urave pas vitit të 25 të jetë gjatësisë së tyre, i ka sjell shumicën e këtyre urave në gjendjen, se vështir mund të riparohen, prandaj edhe ato shumë seriozisht rrezikohen nga shembja e tyre” sqaron Morina.

Morina mendon se pikërisht injorimi i institucioneve shtetërore për formimin e një sistemi të menaxhimit të urave (BMS), këtyre urave po ju përkeqësohet gjendja, duke marr parasysh se kur janë ndërtuar ato, janë projektuar për një fluks më të vogël të automjeteve, si dhe ngarkesa më të vogla boshtore. “Në këto ura duhet të kufizohet shpejtësia si dhe kontrolla e mbi ngarkesës së automjeteve të rënda nëse dëshirojmë t`i zgjasim jetëgjatësinë e tyre, përndryshe ato veçse paraqesin rrezik serioz në të ardhmen, gjithashtu policia e trafikut ti evidentoi ndeshjet e komunikacionit veçmas në ura dhe në afërsi të tyre. Shpresoi se kjo informatë të ndihmoi sado pak dhe mos të has në vesh të shurdhër sa nuk është bërë vonë” tha Morina./rajonipress/