Haliti: LDK në Anamoravë do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Gjilan – LDK në Anamoravë do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt 2025 datë kjo tashmë e përcaktuar dhe e nënshkruar nga presidentja e vendit. Janë një mijë arsye pse LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve nacionale në Anamoravë thotë Sokol Haliti për rajonipress.
Sokol Haliti i cili është pjesë e kryesisë qendrore dhe kryetar i LDK-së në Viti ka prognoza pozitive për subjektin e tij dhe rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Sokol Haliti është njëri nga veprimtarët e angazhuar të LDK-së i cili me kyqjen e tij në diasporë e ka ngjallur interesimin e madh të saj për ta përkrahur dhe fuqizuar LDK në mërgatë.
Ai për rajonipress thotë se ka shumë arsye pse LDK në Anamoravë do të fitoj dhe do të jetë fuqia kryesore politike.
“Në rend të parë anashkalimi total i Qeverisë aktuale në të gjitha aspektet dhe që ia ka bërë Anamoravës gati në përmasa segregative, dështimi në realizimin e të gjitha projekteve të nisura më herët si kyçja e Gerlicës, rruga Kllokot – Gjilan, autostrada e Gjilanit, stadiumet, ndarjet buxhetore diferencuese për komunat e këtij regjioni, politikat kadrovike tejet të disfavorshme dhe anashkaluese, dëmi me kontratën kolektive, ndërhyrjet në autonomin e pushtetit lokal edhe te burimi kryesor i financimit të komunave e tatimit në pronë, marrjen e kompetencave nga niveli lokal dhe bartja e tyre te niveli regjional dhe qendror, me kushtetutë të Kosovës dihet mirëfilli se ekzistojnë dy nivele pushtetesh, niveli lokal dhe ai qendror dhe s`ka pushtete të ndërmjetme” tha Haliti.
Haliti mendon se anulimi i projekteve pa bazë dhe drejt ligjore të nënshkruara më herët me ish qeverinë në mënyrë legale dhe legjitime, kur dihet se qeverisjet duhet garantojnë vazhdimësi, pastaj mos komunikimi as institucional me komunat që nuk udhëhiqen nga LVV, anashkalimi i kryetarëve te komunave nga ana e ministrave dhe kryeministrit dhe shkelja e protokollit kur vizitojnë komunat e Anamoravës, në vazhdimësi e shumë arsye të tjera që qytetarët e Vitisë, Gjilanit dhe gjithë Anamoravës i din mirëfilli dhe janë dëshmitar të kësaj bllokade totale zhvillimore, ekonomike, infrastrukturore, kadrovike që ju ka bërë regjionit tonë, për më tepër vetëm shkolla e Pozhoranit qe tri vite është ndal në vend nga punimet dhe çerdhja e tenderuar për Viti është anuluar dhe i ka shkuar me ndërhyrje politike një komune tjetër të VV, anomali e vërtet, ndarja buxhetore, siç dihet vitin e ka lan vetëm me 4 euro për kok banori.
“LDK ka kandidatura të forta të cilat garantojnë rikthimin e madh të ndikimit kadrovik, zhvillimor dhe kthimin e investimeve në regjionin ton, kemi program detal dhe të implementueshem, jemi garant të ndaljes e degradimit dhe shkatërrimit reputacionit dhe zhvillimit sektorit lindjes, por do të fillojmë zhvillimin e hovshëm të regjionit ton qoshëm qosh pa dallime dhe në mënyrë dinjitoze profesionale dhe me pjekuri të madhe politike, do të mbrojmë interesat e regjionit me kontribut dhënës, regjionit me traditë kulturo historike, kombëtare e atdhetare, regjionit me potenciale bujqësore e hidroekonomike, dhe regjionit me mërgatën më të devotshme dhe kontribut dhënëse për vendlindjen e vet, e cila është lan anash ma shumë se kurrë nga kjo qeveri, përbërja e listës do të jetë reprezentative sigurisht” tha Sokol Haliti i cili aktualisht është njëri nga kryetarët më të suksesshëm në nivel të Kosovës për shkak të transparencës dhe angazhimit maksimal në të mirë të qytetarëve./rajonipress/