Fundamenti

Hyseni pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për herë të parë ka pritur në takim ambasadorin hungarez, Jozsef Bencze, me ç’rast ky i fundit u njoftua për projektet si dhe iniciativat e Komunës.

Në një konferencë për media, Hyseni bëri të ditur se gjatë këtij takimi, diskutimi është shtrirë në sektorë të ndryshme.

“Diskutimi është shtrirë nga zhvillmi ekonomik, arsimi, shëndetësia e kultura e deri tek potenciali i investimeve që mund të vijnë në Gjilan nga kompanitë e huaja, veçmas nga shteti Hungarez”, tha Hyseni.

Hyseni ka falënderuar ambasadorin hungarez për gatishmërinë për thellim bashkëpunimi.

Mobi Casa

Ndërsa, në anën tjetër, ambasadori hungarez ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Komunën e Gjilanit dhe njiherit njoftoi se Ambasada Hungareze do të bëjë një rrugëtim nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast, ambasadori Bencze tha se Gjilani përfaqëson një mundësi të mirë për ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik.

“Gjilani përfaqëson një mundësi të mirë për ngritjen e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik. Kryetari i Komunës së Gjilanit ka një plan të shkëlqyer për të ardhmen. Shpresoj që biznesmenët dhe kompanitë hungareze do të shprehin interes për krijimin e marrëdhënieve me bizneset e Gjilanit”, tha ai.

Si përfundim, ambasadori theksoi Bencze se shpreson që të vazhdojë bashkëpunimi deri në takimin e radhës me Komunën e Gjilanit./rajonipress/