Hidromorava

Klaiqi: Siguria në komunën e Kamenicës është në nivel

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Komandant Florim Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë se Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, pjesëtarë të FSK-së, dhe të tjerë.

Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Informatë nga Policia për gjendjen e sigurisë në Komunë; Informatë për sigurinë në shkolla etj

Mobi Casa

Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, ia kaloi fjalën Komandantit të Policisë Florim Klaiqi për të folur për sigurinë në Komunë.

Komandant Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë se Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Po ashtu edhe Drejtori i Drejtorisë Komunalë të Arsimit, Afrim Dervishi foli për sigurinë në shkolla ku theksoi se nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar, dhe se sipas tij mësimi është duke vazhduar me rregull./rajonipress/