UBT

Rahimaj pret në takim përfaqësues nga KDI

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata KDI si dhe organizata jo-qeveritare lokale “FORTESA”.

Ata kanë diskutuar rreth transparomentrit komunal, matje kjo e cila tregon progresin apo regresin eventual të komunave në raport me transparencën dhe llogaridhënien komunale.

Komuna e Kamenicës ka treguar rezultate shumë të mira në këto matje duke mbajtur tashmë vendin e tretë në mesin e Komunave të Kosovës.

Rahimaj u ka përmendur të pranishmëve edhe shumë punë të tjera të mira rreth përpjekjeve për rritjen e nivelit të transparencës komunale.

Uji Dea

Ai gjithashtu ka prezantuar para tyre edhe buletinin komunal, nismë kjo e re e cila do të promovohet së shpejti, si vegëz e re që do t’i shtohet ëebsite-t komunal si dhe si kopje fizike që do të shpërndahet tek qytetarët.

Ata kanë folur edhe rreth agjendës së gjelbër, gjendjes momentale si dhe praktikave të mira që Komuna e Kamenicës tashmë ka ndërmarrë në këtë drejtim.

“Komuna e Kamenicës është edhe fituese e çmimit si kampione e gjelbër e Ballkanit, thënë kjo unë mendoj se tregohet qartë se sa e rëndësishme është agjenda e gjelbër edhe për ne, por edhe se çfarë kemi bërë si komunë e vogël në këtë drejtim” ka thënë Rahimaj.

Përfaqësues nga KDI kanë prezantuar edhe platformën digjitale e cila së shpejti do të përdoret edhe nga qytetarët e Kamenicës, të cilët më pas do të kenë mundësinë që në atë platformë të adresojnë shqetësimet dhe problemet mjedisore në ambientin ku ata jetojnë./rajonipress/