RCCOLA

Shaban Isufi, një jetë në shërbim të Kosovës, dhe një rol pozitiv gjatë gjithë karrierës duke kontribuar për shtetin e Kosovës

/ 11 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shaban Isufi nuk është emër i njohur për publikun, por ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e ndërtimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, ka lënë gjurmë në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Beograd e Mannheim të Gjermanisë dhe si profesionist edhe në Prishtinë e Gjilan. I edukuar maksimalisht në frymën patriotike dhe atdhetare, Shaban Isufi njihet edhe si njeri human, i dashur, gazmor dhe përkrahës i pa rezervë i kuadrove të reja. Ka ndihmuar në të gjitha fondet e mundshme të Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe ka dhënë kontribut financiar edhe në luftën e UÇK-së. Shaban Isufi në një rrëfim për rajonipress flet për periudhën e vështirë për kuadrot shqiptare në vitet 1972 e tutje, flet hapur për rolin e atëhershëm të kuadrove kosovare, flet me krenari për punën që e ka kryer me zell, përkushtim e sinqeritet, e gjitha kjo në shërbim të shtetit të Kosovës, tregon për periudhën kur përballë e kishte Rexhai Surroin ish ambasador i Kosovës, flet në superlativ për Halit Rexhepin, të cilin e quan komandant historik, për Esat Marovcën, Fazli Murselin dhe Enver Ramizin. Tregon në detaje për rolin e tij si kryetar i Sindikatës së policisë, për dhunën që tregoi Serbia e atëhershme ndaj kuadrove kosovare, për ikjen dhe largimin nga Kosova, në kohët më të rënda për të dhe familjen e tij, për integrimin në Zvicër dhe për investimin e madh në familjen e tij të mrekullueshme. ”Shumë njerëz kanë menduar ose mendojnë, se në atë kohë ka shkuar me lidhje familjare, por në fakt nuk ishte ashtu sepse kishim pengesa të shumta, në rrugëtimet tona profesionale dhe kadrovike” shprehet Shaban Isufi.

Shaban Isufi jeton në Zvicër një kohë të gjatë dhe tash është në pension. Ka një memorie të freskët, një kujtesë dhe mbamendje të rrallë dhe këtë freski të tij e ndihmon tërë kohën kompjuteri, që e ka mikun e mirë të shoqërimit.

Ka një histori interesante sepse ka kaluar nëpër periudha të rënda dhe të paimagjinueshme për kohën. Nuk ka folur gjatë sepse nuk ka dashur të tregoj siç thotë “heroin” sepse mendon se të gjithë e kanë pasur obligim, që të punojnë e veprojnë, për ditën e fundit që Kosova e përjetoi lirinë e shumë pritur.
“Jam i lumtur së pari që kam mundësi të rrëfehem për atë periudhë të rëndë, të sikletshme për shqiptarët. Është punuar me dashuri, me sinqeritet dhe me të gjitha kapacitetet intelektuale e kadrovike, me të vetmin qëllim që t`i tregojmë ish Jugosllavisë së dikurshme, që Kosova mund të bëhet shtet sepse ka njerëz të kualifikuar. Do të doja shumë që këtë rrugëtimin, jo vetëm timin, po edhe të shumë të tjerëve, që kanë sakrifikuar e flijuar edhe jetën, ta bëjmë realitet, ta respektojmë me dinjitet vlerën e secilit sepse pa këto premisa, Kosova nuk do të ishte sot e lirë e as sovrane” shprehet Shaban Isufi.

Po kush është në fakt Shaban Isufi, cila është rruga e tij që kaloi nëpër labirinthe të rënda, por krenarie e guximi, me një vendosmëri të madhe arriti të hyjë edhe në portat e Beogradit e Berlinit, për të treguar zotësinë, dijen e guximin e palëkundur.

Nuk ka qenë fëmijë i një familje të pasur, por mburret që familja e bëri ky që është sot, të ecë kryelartë për rolin e madh që kishte atëherë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës së cunguar nga zgjedha e Serbisë.
“Realisht ishin kohë të rënda, kohë të pakohë, po kishim shumë vullnet e gatishmëri për ta fituar një betejë që kuadrot kosovare e kishin para vetës. Beteja jonë ishte për të hyrë sa më shumë shqiptarë në punë, të jemi më të arsimuar, më të edukuar, më të afërtë me njëri tjetrin, më kolegial dhe më të respektuar me njëri tjetrin. Kuptohet ka pasur edhe atëherë lojëra e situata të pakëndshme, por i kemi tejkaluar sepse përpara e kishim një shtet komunist, që i shtypte kuadrot nga Kosova, por nuk mundi ta shtyp kurrë këmbënguljen tonë kolektive dhe timen për të ecur përpara” shton Shabani.

Shaban Isufi, tani është 70 vjeçar, i lindur në Bilinicë të Karadakut të Gjilanit. Rrjedh nga një familje me gjendje të mesme ekonomike, por me plotë pasuri morale, atdhetare e shpirtërore.
“Jam fëmiu i dytë i radhës nga 10 fëmijët e gjallë, të prindërve Hamide dhe Ali Isufi i cili me një rrogë të vogël korieri të Zyrës së Vendit në Pogragjë, më vonë edhe në atë të Kuvendit Komunal në Gjilan, arriti ti rris. shkolloj dhe edukoj 10 fëmijët e vetë. Nga të cilët katër me familjet e tyre jetojnë në Kosovë, pesë në Zvicër dhe një në Belgjikë. Shkollimin fillor, katër klasësh në vendlindje, tetëvjeçaren në Sh. fillore “Liria” në Pogragjë, gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, gjersa shkollimet e më tejme studimore në Prishtinë e Beograd. Meqenëse ishim dhjetë fëmijë, dëshiroja që sado kudo ta ndihmoj familjen. Kështu që gjatë pushimeve verore, më 1972 për herë të parë me vizë pune “Garancion” me shumë familjar punova për tre muaj në firmën “BRUN” Emmenbrucke të Luzernit në CH” tregon historinë e tij Shabani.

Shaban Isufi meqë kishte nevojë për punë, do të jetë vazhdimisht insistues dhe në fund edhe del fitimtar.
“Më vonë edhe si student në Prishtinë insistoja me shumë ngulm gjetjen e një vend pune, por njëkohësisht doja edhe të studioja. Mirëpo edhe pse konkurrova në shumë vende të lira puna, dëshira nuk mu realizua. Prandaj, vendosa t`i drejtohem Sekretarit të atëhershëm të Komitetit të LK në Gjilan z. Rexhep Hajrullahu, i cili aso kohe një ditë në javë pranonte qytetarët halle gji.
Pas disa orvatjeve të pasuksesshme për pranim, vendosa ta ndërroj modusin dhe në herën t’jetër të radhës – kërkova pranim në cilësinë e kryetarit të lidhjes së Rinis së fshatit, kërkesë e cila rezultoi me një OK. pranimit. Në pranimin e parë i prezantova sekretarit situatën e rënd materiale të familjes sime shumë anëtaresh dhe eventualisht ndikimin e tij si autoritet për një gjetje pune. Si masë preventive dhe mundësi reale që ai ka në disponim më propozoi një bursë studentore.
Por duke e parë interesimin dhe insistimin tim për një punë, më dha shpresë që takimi i dytë do të jetë rezultativ. Në takimin e radhës më është kumtuar lajmi për një vend të mundshëm pune në Inspekcion. Por vetë sekretari z. Hajrullahu ç’faqi skepticizëm se një fytyrë e butë si e imja, zor se mund ta kryen atë punë të rënd ( vendi punës ishte inspektor i ndërtimtarisë ) sqarohet Shabani.

Shabani bëhet dhe tregohet modest kur tregon rolin që ka pasur Rexhep Hajrullahu, që ai të gjejë vendin e tij të punës të shumëkërkuar nga ai.

Mobi Casa

“Në njërën nga takimet e radhës Pranvera e vitit 1977, më ofroi përkatësisht më dha një shpallje konkursi të qeveris së KSAK, dhe sugjeroi konkurrim duke me premtuar se do e kam një preferencë të mirë mbi përshtatshmërinë time morale si anëtar aktiv në Lidhjen e atëhershme Komuniste, anëtar i së cilës edhe isha! I gëzuar dhe shumë i lumtur për premtim të referencës, konkurrova, sipas sekretarit Hajrullahu në Qeverinë e KSAK-ës, për një vend të lirë pune. Me vonë u informuam se ishte një pranim i organizuar ( sipas çelësit ) nga Ministria e Punëve të Jashtme të RSFJ-së në Beograd.
Më pas, pasojnë provimet pranuese I, II, III…. para komisioneve të caktuara të SFPJ nga lëmija e politikës brendshme, politikës së jashtme dhe gjuhës së huaj. Më 20. Tetor 1978 nga ana e SFPJ me shkresën nr. 15100/12-78 informohem se nga Sekretari Federativ i punëve të jashtme në Beograd, e që në atë kohë ishte Millosh MINIQ, jam pranuar në marrëdhënie pune të përhershme në këtë Ministri.
Punën e fillova si praktikant më 01 Nëntor 1978 në Drejtoratin për çështje Kadrovike. Meqenëse isha i martuar, e fituam të drejtën e një banese – garsonierë dy dhomëshe. Në fillim më është lëshuar Pasaporta Zyrtare më vonë edhe ajo Diplomatike. Isha fatlum që pas praktikës afro një vjeçare e kalova me shumë sukses provimin shtetëror dhe vizën për suksese të më tejme. Vlenë të theksohet se për veç meje kishe edhe tre/katër të tjerë serb e shqiptarë që njëkohësisht u punësuam” shton Isufi.

Biografia dhe përmbledhja e Shaban Isufit është e gjatë, por ka momente interesante në periudha e vite kohore të ndryshme.

Si u njoh me Rexhai Surroin dhe kuadrot e tjera shqiptare?

“Ndërsa kuadri tjetër që në atë kohë ishin aktivë në këtë Ministri ishin Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Selim Seferi, prof. Qazim Selimi si dhe Rexhai Suroi të cilin pata fat të njëjtin ta kam përball meje në të njëjtën tavolinë gjatë provimit të gjuhës së huaj, unë në atë të gjuhës gjermane, gjersa Ambasador Surroi në atë ruse jashtë semestrale. Më 1979 jam transferuar nga SFPJ, në një mision të ri Diplomatik në Mannheim të RF të Gjermanisë. Aty isha, përgjegjës i shërbimit konsullar për viza e pasaporta, por dhe të t’jera dokumentacioneve shtesë për qytetar.
Më 1982, përsëri jam sistemuar në SFPJ në Beograd. Kështu që pas demonstratave të 1981, u bë i paqëndrueshëm qëndrimi dhe në përgjithësi banimi në Beograd. Me insistimin timin tim personal, por dhe marrëveshjeve institucionale – kalova në Qendrën e Sigurimit Publik në Gjilan në cilësi të Inspektorit për delikuencën e të miturve”.

Shaban Isufi thotë se më 1990 futën masat e dhunshme në tërë Kosovën, pa e përjashtuar edhe Qendrën e Sigurimit në Gjilan.
“Atëherë me shumë krenari i thamë jo Serbisë, duke përpiluar një tekst kundërshtimi “Se tash e përgjithmonë i njohim vetëm organet legjitime të Kosovës, e jo ato të Serbisë. Braktisem në mënyrë të organizuar librezat e anëtarësisë së LK, braktisëm vullnetarisht edhe vendet e punës, formuam Sindikatën e pavarur të policisë. Kryetar i KE i së cilës sindikate isha unë. Me burgosjen e Halit Rexhepit, kryeshefit tonë historik, dhe shumë të tjerëve zyrtar Esat Marovcit, Enver Ramizit, Fazli Murselit etj. Gjithashtu meqenëse i gjithë dokumentacioni mbi punën e kryer të kësaj sindikate ( e që në fakt nuk ishte i paktë ) gjendej në shtëpinë time, dhe se disa here isha kërkuar nga policia serbe në shtëpi vendosa të largohem përfundimisht nga shtëpia.
Në fillim vetë e pas dy jave në Shkup mu bashku edhe familja. Më pastaj një muaj në Tiranë, 5 ditë në Como të Italisë dhe pas shumë peripecive më 01. Janar 1995 në destinacionin CH. Pas një vit pritjeje, pra më 1996 definitivisht na është njohur statusi i refugjatit. Fëmijët pas pesë vitesh, ndërsa edhe ne prindërit më vonë jemi natyralizuar me shtetësi dhe pajisur me Pasaporta Zvicerane. Më pastaj tre fëmijët tanë u shkolluan, u punësuan dhe në formën më të mirë të mundshme u integruan” shprehet me shumë krenari Shabani.

Shaban Isufi thotë se si prindër, vërtetë jemi të lumtur dhe shumë krenar me fëmijët tanë me trajtimin dinjitoz që ndaj neve kanë.
-Arlindi mbaroi fakultetin në Universitetin e Zürichut, është Magjistër i Ekonomisë, për disa vite ishte asistent i tri lëndëve në të njëjtin Universitet. Zyrtar i lart bankar, afarist dhe promotor i shumë sukseseve. I martuar baba i tre fëmijëve.

Valentina, edukatoresh, dhe së shpejti edhe mësuese shkolle. E martuar nënë e katër fëmijëve. Fatlumi, drejtues Arkitekture dhe Afarist. I martuar, baba i dy fëmijëve. Që të gjithë kanë shtëpi të veta banimi!

“Kohën e lirë e kaloj, në Kompjuter, vizita, sheti dhe të shumtën e kohës me ushqimin tonë shpirtëror, tre nipa yje dhe gjashtë mbesa princesha” përfundon rrëfimin e tij Shaban Isufi./rajonipress/