Uji Dea

Boronicat e kuqe mund t’i ndihmojnë vrapuesit e distancave të gjata

/ 3 minuta lexim

Një studim i ri tregon se boronicat e kuqe mund t’i ndihmojnë vrapuesit e distancave të gjata të rrisin performancën e tyre. Studiuesit zbuluan se boronicat e kuqe e zakonshme funksionojnë si një suplement për vrapuesit, duke rritur shpejtësinë dhe rioksigjenimin, ndërsa ndalojnë lodhjen e muskujve pas më pak se një muaji konsumim.

Për studimin e tyre, të botuar në revistën Physical Activity and Nutrition, studiuesit kryen një seri provash me 14 vrapues të nivelit të lartë ku morën suplemente me boronicë të kuqe për 28 ditë. Pjesëmarrësit zhvilluan dy prova me kohë, një 1500 metra dhe një 400 metra, në tre raste të veçanta. E para ishte pa boronicë të kuqe, e dyta pas një doze të madhe dhe e treta pas regjimit 28-ditor me suplemente.

Autori kryesor dhe kandidati për doktoraturë, Francis Parenteau, nga Universiteti i Concordia-s, Montreal, tha: “Ne zgjodhëm këto distanca për të testuar efektet që kishte ekstrakti i boronicës së kuqe në sisteme të ndryshme energjetike.

“400 metrat janë më të shkurtra dhe me intensitet më të lartë dhe përfshijnë sistemin anaerobik. 1500 metrat përdorin sistemin aerobik, por janë më të shkurtra se sa vrapojnë atletët zakonisht. Meqenëse ata nuk stërviten për të vrapuar atë distancë, ne ishim në gjendje të izolonim efektet e stërvitjes si një variabël.”

UBT

Rezultatet treguan se suplementet e boronicës së kuqe rritën shpejtësinë në provën kohore 1500 metra, por jo në 400 metra. Ata gjithashtu panë se përqendrimi i laktatit – një shënues për lodhjen e mundshme të muskujve dhe mungesën e oksigjenit – u reduktua pas 400 metrave, por jo pas 1500 metrave. Në përgjithësi, ekstrakti i boronicës së kuqe u pa se ndihmon në rritjen e performancës dhe reduktimin e lodhjes së muskujve.

Ekipi hulumtues thotë se ky frut i mrekullueshëm është kaq i fuqishëm sepse është i mbushur plot me antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga efektet negative të ushtrimeve të forta.

Profesori i asociuar Andreas Bergdahl shtoi: “Kur bëhet fjalë për atletët elitarë, çdo avantazh mund të bëjë dallimin midis vendit të pestë ose podiumit.

“E bukura e kësaj është se është e gjitha e natyrshme. Është një ndihmës ergogjen, që do të thotë se përmirëson performancën, por nuk është një steroid anabolik. Atletët mund ta marrin këtë forcë shtesë vetëm duke konsumuar më shumë boronica të kuqe.”