Mobi Casa

Serwer: Vështirë të mendohet se VV do jetë konstruktive

/ 3 minuta lexim

Deklarimet e mëparshme të ish diplomatit amerikan, Daniel Serwer e patën zemëruar Vetëvendosjen, ndërsa edhe ato që thotë tash Serwer, tani profesor i menaxhimit të konflikteve në shkollën John Hopkins për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, duken se nuk kanë ndryshuar.

Në një intervistë me Indeksonline, Serwer përpos që thotë se nuk mendon që VV do të luante rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, ai mendon që kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës, qëndrimet e këtij subjekti do i shkonin për shtati edhe Beogradit.

“Nëse kam arritur ta kuptoj pozicionin e tyre sakt, VV më me dëshirë do të pëlqente opsionin e ndarjes dhe bashkimit më Shqipërinë. Kjo do i pëlqente Beogradit, pasi kjo do lejonte që veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë”, thotë ndër të tjera Serëer.

Indeksonline: Tre muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, ende nuk ka asnjë shenj se përfaqësuesit politik të Kosovës do të pajtohen për formimin e institucioneve të reja.

Sa e dëmton kjo statusin ndërkombëtar të Kosovës në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për vazhdimin e menjëhershëm të dialogut me Beogradin?

Mobi Casa

Serwer: Nuk mendoj se shtyerjet aktuale kanë shkaktuar ndonjë problem të madh, vecanërisht pasi shumica e kësaj (vonese) ka ndodhur gjatë pushimeve verore. Të gjithë e kuptojnë se mund të kalojnë disa muaj për të krijuar qeverinë në një system parlamentar. Beogradi do të vazhdojë të jetë aty ku është kur të formohet qeveria e re.

Indeksonline: Cili është vlerësimi yt nëse Vetëvendosje do të jetë pjesë e lidershipit të ri, përfshirë edhe mundësinë e udhëheqjes së delegacionit të Kosovës në dialogun Prishtinë – Beograd?

Serwer: E kam të vështirë të shoh rol konstruktiv të Vetëvendosjes në dialogun Prishtinë – Beograd. Vetëvendosje e ka kundërshtuar marrëveshjen Prishtinë – Beograd, dhe nëse më kujtohet sakt, ata kanë kundërshtuar edhe vet bisedimet. Nëse kam arritur ta kuptoj pozicionin e tyre sakt, VV më me dëshirë do të pëlqente opsionin e ndarjes dhe bashkimit më Shqipërinë. Kjo do i pëlqente Beogradit, pasi kjo do lejonte që veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë. Por ndarja është e ndaluar me Kushtetutën e Kosovës. Ata që do të donin këtë gjë, duhet ta ndryshojnë fillimisht Kushtetutën dhe t’iu shpjegojnë kosovarëve pse duhet të heqin dorë nga shteti për të cilin kanë luftuar që ta sigurojnë.

Indeksonline: Kjo është gjithashtu koha kur Komuniteti Ndërkombëtar pret krijimin e Gjykatës Speciale e cila do të merrej me të gjeturat e Clint Williamsonit? A e dëmton Kosovën vonesa në krijimin e kësaj Gjykate?

Serwer: Unë mendoj që është e rëndësishme që parlamenti ta procedojë krijimin e gjykatës speciale, por ka gjëra që duhet të bëhen paraprakisht, përfshirë edhe krijimin e qeverisë së re. Gjykata Supreme amerikane (kohë më parë kishte thënë) se si gjërat (rreth cështjeve racore dhe drejtësisë për personat me ngjyrë në SHBA) duhet të zgjidhen “sa më shpejtë që është e mundshme, por me temel”. Kjo është një formulë me dy kuptime, por është gjithashtu mënyra e duhur. Më kryesorja është që përfundimi të arrihet si duhet, pa ndonjë shtyerje të panevojshme. /Indeksonline/