ARKATANA

Spektakël dhe garë në Gjilan, përfundon me sukses turneu i karatesë “Ditët e Agimit”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, përfundoi me sukses turneu ndërkombëtar i karatesë “Ditët e Agimit”, i organizuar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan nga klubi i karatesë “Agim Ramadani”.

Ky manifestim sportiv e bëri të mundur mbledhjen e 43 ekipeve, të cilat në total numëruan 350 karateistë nga të gjitha anët e vendit dhe më gjerë.
Gjatë këtij turneu, pasionantët e karatesë u përfshinë në rreth 400 luftëra të ndryshme në disiplinat e Kata dhe Kumite, duke demonstruar nivelin e tyre të lartë teknik dhe shpirtin garues.

Klubet nga Gjilani, si AS, Drita, Agim Ramadani, Emperors dhe Katana, përfaqësuan me nder qytetin dhe shkëlqyen me performancën e tyre në arenën ndërkombëtare të karatesë.

Në tabelën e medaljeve, klubi KK “AS” u shqua me 6 medalje të arta, 8 të argjenda dhe 9 të bronzta, ndërsa KK “Drita” arriti të fitonte 2 medalje të arta, 2 të argjenda dhe 7 të bronzta.

Klubi “Agim Ramadani” shkëlqeu me 5 medalje të arta dhe 6 të bronzta, KK “Emperors” mblodhi 2 të arta, 2 të argjenda dhe 1 të bronzët, ndërsa KK “Katana” mori 1 të artë, 3 të argjenda dhe 3 të bronzta.

Mobi Casa

Përfundimisht, u shpërndanë gjithsej 97 medalje të arta, 80 të argjenda dhe 106 të bronzta, duke e bërë kështu këtë turne një ngjarje të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe përkrahësit e karatesë.

Pas përfundimit të turneut, trajneri i klubit të Karates “Agim Ramadani”, Shkëlzen Balaj, shprehu emocionin dhe krenarinë e tij për suksesin e klubin dhe për rëndësinë e sportit në promovimin e vlerave të ndershme dhe garës së shëndetshme.

Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, sponzorët dhe mbështetësit për kontributin e tyre në realizimin e këtij turneu të madh.
“Jam i nderuar dhe i emocionuar që nëpërmjet sportit po nderojmë figurën e kolosit dhe heroit të kombit Agim Ramadani. Ne, si klub jemi të nderuar për pjesëmarrjen e shumë klubeve të cilat treguan performancë të jashtëzakonshme, me një disiplinë të madhe. I falënderojmë të gjithë sponsorët që na mundësuan mbajtjen e këtij turneu, e veçanërisht stafin e Federatës së Karatesë së Kosovës, të cilët dhanë një kontributë të madhë për mirëmbajtjen e garës”.

Ky sukses i dytë i radhës për turneun e karatesë “Ditët e Agimit” dëshmon qartësisht për rëndësinë dhe nivelin e lartë të këtij eventi sportiv. Performanca e shkëlqyer e karateistëve dhe klubet nga Gjilani dhe rajoni, si dhe pjesëmarrja e 43 ekipeve me 350 karateistë, tregojnë pasionin dhe përkushtimin e tyre për sportin dhe garën e shëndetshme.

Ky manifestim shpërthyes i talentit dhe aftësive në fushën e karatesë është një frymëzim për të rinjtë dhe një mbështetje e vazhdueshme për të promovuar vlerat e disiplinës dhe respektit nëpërmjet sportit. Klubi “Agim Ramadani” dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë kanë sjellë një kontribut të çmuar në këtë ngjarje, duke e bërë atë një sukses të vërtetë të sportit dhe bashkëpunimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.