Mobi Casa

Kurti pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës: Dyshohet se ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, hyrja e tyre në territorin tonë është agresion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se policët dyshohet që janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, e që siç tha ai “kjo është qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune”.

Sipas tij, hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Uji Dea

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”, tha Kurti.

Tutje tha se Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit, derisa ka kërkuar lirimin e tyre.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/