United Hospital

Vogel e kritikon Borellin: Ia vendosi masat Kosovës pa vendim të Këshillit, tani kërkohet që ato të hiqen me 27 vota

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në rajon, Toby Vogel, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Brukselit zyrtar për mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës, shkruan Express.

Vogel ka thënë se është interesant se si Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, gjeti një mënyrë për t’i vendosur masat ndaj Kosovës, ndërkohë që për heqjen e tyre tashmë thuhet se është i nevojshëm një votim nga 27 shtetet anëtare.

Mobi Casa

“Interesante se Josep Borell gjeti një mënyrë për të imponuar “masa të përkohshme dhe të kthyeshme” kundër qeverisë së Kosovës pa një vendim zyrtar nga Këshilli, megjithatë heqja e këtyre masave kërkon papritur një votim nga 27 shtetet anëtare”, ka shkruar Vogel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një adresim para mediave, ka thënë se masat vazhdojnë të mbesin në fuqi dhe se ato largohen kur të vendosin shtetet anëtare./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.