Uji Dea

Schmitt: Nuk ka vijimësi iliro – shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një intervistë të gjatë dhe shumë interesante për Ben Andonin tek suplementi Milosao i GSh, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt flet për esenë e tij të fundit, “Shqiptarët”, e cila ishte përkthyer nga i ndjeri Ardian Klosi dhe për të cilin Schmitt thotë se e ka habitur fushata ekstreme ndaj tij, të cilin e nderuan vetëm të vdekur.

Schmitt, flet për esenë e re ku ka hedhur disa ide që me gjasë do të anatemohen pësëri: nuk ka një vijimësi iliro-shqiptare, sepse mungojnë faktet gjuhësore lidhëse.

“Shumica e shqiptarëve besojnë se çfarë mësuan në shkollë dhe lexuan e dëgjuan në media është e vërteta e vetme. Atyre nuk ju është shpjeguar kurrë se historia u shkrua nga njerëz, të cilët ishin objekte të një programi të madh indoktrinimi dhe propagande. Vazhdimësia e elitës dhe presioni i madh politik mbi historianët bëri që diskutimi i hapur i historiografisë komuniste të ishte i pamundur. Aleks Buda, përgjegjës për shovinizmin kombëtar-stalinist, ashtu sikundër Arshi Pipa, vendosi ksenofobinë, sllavofobinë, izolimin, homogjeninë etnike dh eunitetin gjuhësor (dikush mund të shtojë dhe grekofobinë e ortodoksofobinë) konsiderohet akoma si shtyllë e kulturës shqiptare”.

Mobi Casa

Një nga tezat e Schmitt është që Skëndërbeun e luftuan vetë shqiptarët.

“Nuk ka dyshim që rrëfimi tradicional shqiptar e paraqet Perandorinë Otomane me ngjyra të errëta. Ai fokusohet shumë në kryengritjet dhe shumë pak ka shpjeguar rolin që myslimanët shqiptarë luajtën në Perandori që në fillimet e hershme. Në fakt, armiqtë më të mëdhenj të Skënderbeut ishin shqiptarët, të cilët ishin të konvertuar në Islam. Një rishikim i këtij imazhi shumë të keq, megjithatë nuk duhet të na çojë tek një idealizëm jokritik i Perandorisë Otoman, një tendencë kjo e mbështetur shumë nga zyrtarët e sotëm politikë turq”.

Libri i mëparshëm i Shmitt mbi Skënderbeun u sulmua keqas, shpesh edhe nga njerëz që nuk e kishin lexuar por “kishin dëgjuar” për të. /Marrë nga respublica.al/