UBT

Borë e shi i akullt që mund të paraqes rrezik në komunikacion, parashikimi i motit për fundjavë dhe dy javët e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mot kryesisht me diell pritet të mbajë sot gjatë ditës në vend, përveç shiut dhe borës në mëngjes. Fronti i ftohtë që kalon gjatë natës mbi vend, sjell kushte për reshje të dobëta shiu në pjesë të vendit, të përziera edhe me borë, aty këtu madje edhe shi të akullt, që mund të paraqes rrezik në komunikacion, sipas “Mendimi për motin”.

Më shumë vransira sfhaqen ditën e diel, ku pritet të mbajë mot më i ftohtë, kohëpaskohe madje edhe me reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë qëndrore e lindore. Temperatura zbresin edhe në 2C.

“Vransirat mbeten dominues edhe përgjatë ditës së hënë, me ndonjë reshje të dobët dëbore orëve të hershme të mëngjesit. Nga dita e martë më shumë kthjellime, në mëngjes ngrica, me minimale deri në -5C, e ditën temperaturat në rritje graduale deri në 7C e 9C, të mërkurën”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Ndërkohë, javën e ardhshme, reshjet e shiut pritet të kthehen në fundjavë.

“Pas kthjellimeve që priten ditën e martë dhe mërkurë, në pjesën e dytë të javës vijuese do të ketë kalime të vransirave, e sinjale për të reshura shfaqen tek nga fundjava, me gjasë ndonjë rigë shiu, ngase temperaturat do të jenë lartë mbi vlera mesatare. Maksimalet shkojnë deri në 10C e 12C, lokalisht, derisa edhe minimalet me trend rritës në vlera pozitive.

Javën e dytë të shkurtit, pas datës 5, temperaturat me tendencë të rënies, deri në 7C e 8C, maksimalet, e ato minimale zbresin edhe në vlera negative. Nga mesi i kësaj jave, pritet shtim i vransirave, e mundësi për të reshura shiu apo edhe bore”, thuhet në njoftim.