Hidromorava

Stuhi me breshër e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë dy javëve të ardhshme.

Sipas PW, e shtuna fillon me intervale me diell dhe mot shumë të ngrohtë. Vransirat vijnë duke u shtuar gjatë ditës, e pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë edhe si stuhi me breshër, raporton Express.

Uji Dea

“Mot jostabil mbetet edhe ditën e diel, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 24C e 25C. Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot relativisht më stabil, me më shumë diell dhe më ngrohtë me temperatura maksimale deri në 28C e 30C ditën e martë”, thuhet në njoftim.

Nga mesi i javës vijuese sërish pritet të kemi disa ditë me mot jostabil, e mundësi për të reshura shiu me bubullima. Në javën e dytë të korrikut, sipas trendeve të fundit, pritet të ketë mot më të nxehtë dhe më stabil, me temperatura maksimale edhe mbi 30C.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.