UBT

Ibishi: Radoiçiqi ende në veprim, po vazhdon të mbledhë njerëzit për një akt tjetër të mundshëm

/ 2 minuta lexim

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se Milan Radoiçiq është ende në veprim dhe se po vazhdon të mbledhë njerëzit për një akt tjetër të mundshëm.

“Në situatën e tashme, e kemi situatën e qetë, stabile por çdo herë me paralajmërim të tensioneve nga Serbia, pra me koncentrim të fortë edhe në afërsi të kufirit. Edhe normal, ndoshta do flasim më vonë për çështjet e Radoiçiqit se si ajo u trajtu, mirëpo siç po shihet ai është ende në veprim në fazën e fushatës se Vuçiqit, i cili si ekstrem i tij po vazhdon duke mbledhë serbë edhe për çështje të votimit por edhe ndonjë organizimi të mundshëm për ndonjë akt tjetër”, tha Ibishi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë theksoi se mendon që Serbia në këtë drejtim s’do të pushojë, por që me praninë ndërkombëtare dhe institucionet e sigurisë, do të sigurohet paqja në vend

“Pra, Serbia mendoj në këtë drejtim nuk do të pushojë, edhe institucionet shtetërore të sigurisë dhe sigurisht prania nderkombëtare që ka shtu kapacitetet në Kosovë, sidomos në çështjen e mbrojtjes së kufirit mendoj që do t’ia dalim që ta mbajmë paqen edhe për në Kosovë, por njëkohësisht t’i përgjigjemi gjitha këtyre sfidave që paraqiten apo që janë të ushtruara ndaj Kosovës dhe çdo herë me urdhërin e Vuçiqit”, tha ai, raporton betimipërdrejtesi.

Mobi Casa

Gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë.

Ai tha se veriu i Kosovës duhet të jetë i qetë dhe i sigurt në mënyrë që Kosova dhe Serbia të shënojnë përparim politik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.