FIDANISHTJA

Reagon Bujar Nevzati: Po ndodhë degradimi – shkatërrimi i hapësirave gjelbëruese në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani po përjeton një degradim të vazhdueshëm sa i përket hapësirave gjelbëruese. Nga parqet te sheshet, nga gjelbërimi urban deri te këndet e lodrave për fëmijë ,çdo gjë po shkon drejt rrënimit, e fajtor për këtë është qeverisja komunale që për çdo ditë e më shumë po dëshmon papërgjegjësi dhe mungesë vizioni ka shkruar Bujar Nevzati.

Postimi i plotë:

Babai im( tashmë i ndjerë), para më shumë se 40 vitesh, më thoshte:
“Biro, gjërat i bon lehtë po problemi është te mirëmbajtja e tyre.”
E kjo thënie sot vlen më shumë se kurrë. Edhe ky kryetar komune, që po premton kaq shumë parqe të reja, nuk është në gjendje as t’i mirëmbajë ato që i ka gjetur të gatshme e lëre më të ndërtojë të tjera.

Është e lehtë të shpenzosh taksat e qytetarëve për fasada, por është shumë më e vështirë të menaxhosh me përgjegjësi, me plan afatgjatë dhe me kujdes çdo ditë ambientin.

Hidromorava

Parqet nuk janë vetëm dekor, ato janë frymëmarrja e qytetit. Dhe kur ato lihen pas dore, është vetë jeta urbane që rrënohet.

Qyteti ka nevojë për kujdes, jo për shkatërrim. Për punë të qëndrueshme, jo për improvizime. Dhe mbi të gjitha, për njerëz që e kuptojnë se pushteti është përgjegjësi, jo privilegj.

Bujar Nevzati-shef i grupit të këshilltarëve të PDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.