UBT

Komuna e Gjilanit tregon paaftësi në të gjitha kategoritë buxhetore, Gagica thotë se po thellohet edhe më tej suficit i buxhetor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me këto mjete të pashfrytëzuara në dispozicion do të mund t’i mbyllnin të gjitha projektet e planifikuara edhe ato për të cilat po kërkohen të barten mjete për t`i realizuar e për të cilat mbase nuk janë të interesuar sepse për një pjesë të projekteve mjetet janë bartur në seancën e 5-të të Kuvendit Komunal. Komuna raporton për mjete të pashfrytëzuara me 11 milion e 873, 238 euro, në të gjitha kategoritë buxhetore thotë Nazim Gagica nga AAK.

Nazim Gagica për rajonipress thotë se nuk i bëjnë punë më milionat shtesë Alban Hysenit, mbi 11 milion euro të pashfrytëzuara edhe 37 ditë mbyllet viti fiskal, në fund të tremujorit të tretë, komuna raporton për mjete të pashfrytëzuara me 11 milion e 873, 238 euro, në të gjitha kategoritë buxhetore, nga to:
5, 648,600.49 – Investime kapitale
607, 783.8 – Subvencione
2,469,433.35 – Mallra e Shërbime
2,795,416.2 – Paga dhe shtesa
352,004.08 Shpenzime komunale,

Eco Higjiena

Me këto mjete të pashfrytëzuara në dispozicion do të mund t’i mbyllnin të gjitha projektet e planifikuara edhe ato për të cilat po kërkohen të barten mjete për t`i realizuar e për të cilat mbase nuk janë të interesuar sepse për një pjesë të projekteve mjetet janë bartur në seancën e 5-të të Kuvendit Komunal, edhe atë për; projektin e varrezave të dëshmorëve, pagat e punëtorëve të tregut, shoqatës Hendikos dhe Pema, por që nuk kanë vullnet që t’i realizojnë.

Ngarkesë e mëtutjeshme buxhetore me këtë dinamikë të shpenzimeve dhe realizimit të projekteve, do ta thelloj edhe më tej suficitin buxhetor dhe përballje me shok asimetrik financiar tha Gagica./rajonipress/